Barcelona vazhdon të këmbëngulë për shërbimet e Bernardo Silvës, i cili është ende në pikëpyetje për të ardhmen e tij te Mançester Siti.

Kjo e fundit nuk ka ndërmend që ta lërë të lirë portugezin, i cili është pjesë e planeve të Pep Guardiolës.

Gjithsesi duket se katalanast po bëjnë gati një ofertë për të bindur “qytetarët”, duke i ofruar një nga mesfushorët e tyre titullarë.

Bëhet fjalë për Frenki De Jong, i cili prej kohësh ishte një nga objektivat e Mançester Junajtid.

Barcelona duket se po mendon ta largojë sërish holandezin, pasi dështoi ta bënte vitin e kaluar për 80 milionë euro.