Ringritja e Bajer Leverkusenit në pjesën e dytë të sezonit të shkuar i atribuon pjesën më të madhe të kësaj “torte” padyshim trajnerit Ksabi Alonso.

Por duket se personazhi në fjalë nuk ka luajtur rol thelbësor vetëm në rezultate, por edhe më gjerë.

Konkretisht në intervistën e lojtarit më të ri të “aspirinave”, Granit Xhaka, pohon se Alonso ka qenë pikë referimi: “Filozofia që Ksabi ka aplikuar te Leverkuseni më ka impresionuar. Edhe pse ata nuk i gëzojnë kreditet në bazë të aftësive me rivalë më të mëdhenj në tokën gjermane, sërish ia dolën të përballeshin si të barabartë. Alonson do ta konsideroj si një model për të gjithë lojtarët e rinj. Ai ka personalitet të fortë, i qëndrueshëm dhe mjaft i ftohtë në situata të vështira.

Këta komponentë i ka trashëguar edhe në rolin e trajnerit. Do ta cilësoj privilegj të luaj me të në të njëjtin ekip, por ai në periudhën kur zbarkoi në Gjermani vendosi të shkojë në radhët e Bajernit dhe ne u pamë vetëm si kundërshtarë. Pas 7 vitesh në Angli, ishte koha e duhur për të ndryshuar ambient. Mua më pëlqejnë sfidat dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin në arritjen e objektivave”, përfundoi futbollisti me orgjinë shqiptare, Granit Xhaka, ndonëse inkuadrohet me përfaqësuesen e Zvicrës.

30-vjeçari ka firmosur me Leverkusenin kontratë 5-vjeçare, e cila e mban të lidhur deri në vitin 2028.