Basania eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 5-1 ndaj ekipit te Klosit ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive te Bushatit. Kjo perballje ka qene e vlefshme per javen e parafundit te kampionatit.

Me kete fitore, Basania e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasanaj vazhdon te mbetet ne vendin e pare te renditjes me 27 pike, po aq sa edhe Eagle i vendit te dyte, por me bilanc me te mire ne ndeshjet direkte me te.

Ne takimin e sotem, ka qene mbrojtesi Taulant Nikshiqi qe ka zhbllokuar shifrat ne pjesen e pare dhe me kete gol do te mbyllej ky 45 minutesh. Krejt ndryshe do te ishte pjesa e dyte. Ne minuten e 75-te do te ishte sulmuesi Pedro Soumah qe dyfishoi shifrat.

Ky gol i ka hapur rrugen disa te tjereve teksa Nikshiqi do te shenonte serish, ndersa golin e katert do ta shenonte braziliani Semiao. Ne fund do te kishte vend edhe per nje gol te futbollistit Canja, nderkohe qe per miqte ne minuten e 90-te do te shenonte golin e vetem futbollisti Llaveshi.

Perfundimisht 5-1 per Basanian qe ndodhet vetem 3 pike larg realizimit te objektivit. Qe do te thote se asaj i mjafton fitorja ne ndeshjen e fundit me Arnisen per te qene ne kategorine e dyte, pavaresisht rezultatit qe do te arrije rivalja e saj, Eagle Football./www.shkodrasport.com/