Pas titullit nenkampion Bote per 16 vjeçaret, boksieri i kombetares shqiptare Adam Maca sot eshte shpallur edhe nenkampion Europe per 18 vjeçaret. Ky eshte verdikti perfundimtar i gares per te, qe u zhvillua ne Potec te Kroacise dhe ku boksieri me origjine nga Mirdita mori pjese, i shoqeruar edhe nga trajneri i tij Klaudio Çekini.

Duke pasur përballë, boksierin nga Ukraina, Rasul Guliyev, Adam Maca demonstroi në ring një formë shumë të mirë sportive. Referuar ecurisë së kësaj ndeshje, specialistët e boksit që e ndoqën prej së afërmi duelin, nuk nguruan ta cilësonin si një ndeshje të shkëlqyer të boksierit të përfaqësues tonë.

Në fakt, objektivat dhe synimet e Macës dhe trajnerit të tij, Klaudio Çekini, ishin për fitimin e titullit kampion të Europës për peshën deri në 57 kg, dhe realisht edhe ndeshja po fliste në favorion e tij. Por, në raudin e fundit, falë edhe një lëvizje ritmike të kundërshtarit duket se bindi gjyqtarinë për t’ia dhënë fitoren boksierit ukrainas Rasul Guliyev.

Gjithsesi, vendi i dytë dhe titullin nënkampion Europe për Adam Macen arritje shumë e madhe për boksin Shqipëtarë, ku një meritë të padiskutueshme këtu ka edhe trajneri i tij Klaudio Çekini .