Janë afërsisht mbi 14.6 milionë euro që shkojnë çdo vit për sportin në Shqipëri. Nuk po flasim vetëm për buxhetin e shtetit, por për paratë që investohen nga bashkitë dhe janë kontribut i taksapaguesve shqiptarë. A janë shumë para për këtë sport që kemi?

Ndoshta… A janë pak? Ndoshta… Kjo kërkon shumë diskutim. Por një gjë është e qartë: me kaq para sa investohen nga bashkitë, sporti shqiptar, jo vetëm futbolli, por edhe disiplina të tjera) është në grahamat e mbijetesës.

Thjesht zhvillohen aktivitete dhe sukseset në arenën ndërkombëtare janë fare të pakta. Edhe ata kampionë që kemi në atletikë apo peshëngritje, ankohen gjatë gjithë vitit se nuk trajtohen si duhet, ose minimalisht si kolegët e tyre në rajon.

HULUMTIMI

Gjatë kohës që klubet e Superiores vendosën të bënin bojkot për mosmiratimin e disa kërkesave për ndryshimin e ligjit të sportit, debati u spostua edhe te vëmendja që ka qeveria dhe se si po ecën sporti në Shqipëri. Gazeta “Panorama Sport” vendosi të bëjë një hulumtim të thjeshtë për fondet që përcaktojnë bashkitë për sportet gjatë një viti.

Ajo u eshte referuar të dhënave që këto institucione kanë publikuar për herë të fundit dhe disa shuma u përkasin edhe viteve të mëparshme. Mund të ketë ndonjë diferencë të vogël, por shuma e përgjithshme është e qartë. Nëse mblidhen të gjitha, rezulton se afro 14.6 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë investohen çdo vit për sport në Shqipëri.

Nga ky hulumtim, rezulton se Bashkia Shkoder eshte e dyta ne vend per fondet qe akordon per sportin gjate nje viti. Per 2019-en ajo ka akorduar shumen totale prej 141.000.000, pra thene ndryshe 1 miliarde e 410 milione leke te tjera. Ketu behet fjale jo vetem per futbollin por edhe per sportet e tjera.

Me shume se ajo ka dhene vetem Bashkia Tirane qe per vitin 2018 mesohet te kete akorduar per sportin 213.812.000 leke. Por ajo qe te ben pershtypje eshte se Bashkia Vau Dejes per vitin 2018 ka akorduar 0 leke. Diçka e pakuptimte kur ne fakt ne kete Bashki ka njerez dhe ekipe qe merren me sport, por ato nuk jane mbeshtetur.