Beselidhja e ka mbyllur fazen e dyte te kampionatit me humbje, por qe nuk i ka rrezikuar vendin e pare ne perfundim te gares se rregullt, çka ne njefare menyre e favorizon edhe kalendarin e ndeshjeve te fazes play-off.

Kamza nuk ka falur në shtëpi, teksa ka marrë një fitore me 9 pikë diferencë ndaj kryesuesve të kampionatit. Skuadra e Eni Llazanit triumfoi me rezultatin 96-87 (26-16, 25-17, 22-22, 23-32) në takimin e luajtur në Bathore.

Pas një epërsie të lehtë të lezhjanëve në minutat e para, Kamza nisi të dominojë, teksa dhuron edhe spektakël në parket, duke krijuar shkëputjen, për ta çuar deri në +26 pikë avantazhin në periodën e tretë.

Me gjithë përpjekjet e Besëlidhjes, që arrin të afrohet deri në 8 pikë në periodën e fundit, Kamza e ruan epërsinë deri në fund, duke dalë me fitore.

Gray me 30 pikë, Thano me 27 pikë e 12 ribaunde, Thomas me 21 pikë e 10 ribaunde si dhe Bowers me 12 pikë e 12 ribaunde, udhëhoqën Kamzën në suksesin ndaj kryesuesve. Ndërsa për lezhjanët më i miri ishte Robinson, autor i 38 pikëve dhe 12 ribaundeve.

Kështu Kamza dhe Besëlidhja e mbyllin sezonin e rregullt me nga 2 fitore secila në përballjet direkte, me lezhjanët që mbetet të parët, ndërsa kamzalinjtë të katërtit, që do të thotë se do të sfidohen sërish në gjysmëfinalet e “play off”-it.