Kater dite me pare ishte mundur ne Vlore ne ndeshjen e pare gjysmefinale ndaj Flamurtarit me rezultatin 40-58 dhe per koincidence me te njejtin rezultat ka humbur edhe sot ne ndeshjen e dyte duke e mbyllur ne kete menyre rrugetimin e saj ne kampionat.

E kemi fjalen per Vllaznine e basketbollit te femrave e cila pasditen e sotme ka pritur ne “Qazim Dervishi” ekipin vlonjat. Ndryshe nga ndeshja e pare, kete here vajzat shkodrane kane luajtur si te barabarta ne dy periodat e para.

10 minuteshi i pare eshte mbyllur ne shifrat 16-14 ne favor te Flamurtarit, por Vllaznia reagon ne 10 minuteshin e dyte te cilin e mbyll ne shifrat 9-6 duke shkuar kesisoj ne pushimin e takimit me nje avantazh prej nje pike. Kjo dha shprese se gjerat do te shkonin njelloj edhe ne pjesen e dyte te takimit por jo.

Flamurtari duke mos u pajtuar me kete gje reagon dhe e mbyll 10 minuteshin e trete 20-5 duke vene “diktatin” e tij ne fushen e lojes, nderkohe qe perioda e fundit 16-12 serish per miket qe e fitojne krejt takimin me rezultatin 58-40 dhe duke u kualifikuar ne kete menyre per ne finalen e kampionatit.

Vllaznia sakaq e mbyll garen e saj ne gjysmefinale dhe sigurisht qe ky ishte maksimumi i saj, me ate perberje qe kishte vetem me lojtare shkodrane, perballe tre rivaleve te tjera te mbushura me lojtare te huaja./www.shkodrasport.com/