Vllaznia e basketbollit te meshkujve e ka mbyllur vitin 2023 me fitore duke qene kesisoj e vendosur per te realizuar objektivin e vene ne fillim te sezonit.

Ajo ndaj Elbasanit pasditen e se shtunes ka qene nje fitore pa shumë vuajtje për kuqeblutë, të cilët mundën Elbasanin me rezultatin 102-84 (25-21, 21-16, 24-19, 32-28) në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vllaznia u tregua superiore në të katërta periodat, duke u shpërblyer edhe me suksesin e merituar. Më i miri në radhët e skuadrës së Damian Bekteshit ishte Veton Gjeçaj, i cili meritoi vlerësimin MVP me 22 pikë, 10 kërcime dhe 8 asistime.

Në radhët e Elbasanit shkëlqeu kapiteni Alban Çela, autor i 33 pikëve, 13 kërcime dhe 3 asistime. Me këtë triumf Vllaznia e mbyll fazën e parë në vend të pestë, me pikë të barabarta me Teutën e vendit të katërt dhe Tiranën e vendit të tretë. Ndërsa Elbasani vijon rënien e lirë, teksa pas fitoreve në 3 javët e para, shënoi humbjen e shtatë radhazi.