Pas fitoreve me Apolonine dhe Fieri Basket, Vllaznia e basketbollit per meshkuj ka marre sot edhe nje tjeter fitore ne kampionat, te treten rradhazi. Kete here ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin 85-66 ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Perioda e pare ka patur rivalitet dhe ne fund ka rregjistruar rezultatin e ngushte 23-21 ne favor te Vllaznise. Ajo erdhi duke e rritur lojen e vet ne perioden e dyte te cilen e mbyll ne shifrat 24-13 dhe shkon ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh prej 13 pikesh.

Kjo gje do t’i jepte mundesine ekipit shkodran ta administroje si duhet ate dhe per kete arsye ka qene gjithnje ne udheheqje, madje edhe e ka thelluar pak me shume rezultatin sepse perioda e trete do te mbyllej me rezultatin 20-15 per kuqeblute.

Ne te katerten thjesht ka administruar gjithçka duke u mbyllur 18-17 dhe per rrjedhoje edhe gjithe takimin me nje rezultat te pergjithshem 85-66. Ne kete ndeshje pikeshenuesit me te mire te Vllaznise kane qene Wilkins dhe Tucker me nga 24 pike secili, ndersa te tjerat jane shenuar nga Saab (12), Rakaj e Gjeçaj nga 10, Kopliku (3) dhe Tafa (2)./www.shkodrasport.com/