Basketbollisti i talentuar shkodran Daniel Lekndreaj me ne fund e ka vendosur te ardhmen e tij per sezonin e ri. Pas shume dilemash se me cilin ekip do te vazhdonte te luante, ai ka zgjedhur te rinovoje edhe per nje sezon tjeter me Partizanin.

Ne fakt, prej kohesh eshte folur per mundesine e rikthimit te tij tek Vllaznia, por me lojtarin asnje nga drejtuesit kuqeblu nuk ka kontaktuar dhe ne keto kushte, Lekndreaj ka vendosur te luaje serish per te kuqte.

Siç dihet, Danieli eshte edhe pjese e ekipit kombetar shqiptar dhe per rrjedhoje konsiderohet nje nga lojtaret me te talentuar te kampionatit tone, nisur edhe nga mosha e tij e re.

Partizani ka mbetur i kenaqur nga performanca e tij gjate sezonit te kaluar dhe lojtari me ne fund i ka thene “po”. Kjo skuader pretendon te jete ne mes me te mirave te kampionatit dhe per rrjedhoje i duhej nje basketbollist i ketij niveli.

Shkodrani nuk ka dashur te flase me shume per oferten e munguar nga Vllaznia, megjithate ka deklaruar se do te mundohet te beje me te miren per Partizanin, skuader qe ka besuar serish tek aftesite e tij.
www.shkodrasport.com