Vllaznia do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme, pikerisht ne oren 21.00, aty ku do të ndeshet me rivalët boshnjak të Shiroki Brijeg.

Vllaznia konsiderohet favorite për një fitore në ndeshjen e sotme nga kompanitë e basteve në Europë.
Triumfi i mundshëm i shkodranëve kuotohet nga 2.20 deri në 2.30.

Nga ana tjetër, barazimi në këtë sfidë varion nga koeficienti 3 deri në 3.20. Ndërsa fitorja e Shiroki Brijegut në transfertën shkodranë kuotohet më së shumti me koeficientin 3.10.

Per shkodranet megjithate nuk eshte e rendesishme vetem fitorja, por edhe kualifikimi sepse ne rast te kundert, skuadra nuk do te arrinte objektivin e saj.