Vllaznia – Shiroki Brijeg është një nga ndeshjet që pritet me interes mbrëmjen e sotme. Shkodranët janë mposhtur me rezultatin 3-1 në takimin e parë të Conference League, ndërsa sot priten të bëjnë përmbysjen e madhe.

Trajneri Thomas Brdariç i ka idetë e qarta dhe planin se si skuadra e tij mund të triumfojë në “Loro Boriçi”.

Tekniku kroat ka caktuar titullarët që do të zbresin në fushë. Me interes pritej të mësohej nëse Liridon Latifi do të jetë në 11-shen kryesore, por siç duket edhe këtë herë anësori do t’i duhet ta nisë nga stoli.

Me gjasë formacioni i kuqebluve të Shkodrës do të jetë ky: Zogoviç; Gurishta – Adili – Imami – Bulatoviç; Kaleziç – Jonuzi – Kruja; Da Silva – Djurdeviç – Dilaver.

Ndeshja Vllaznia – Shiroki Brijeg do të nisë në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.