Pas 16 vitesh ekzistence, ekipi i pare i futbollit te femrave ne Shqiperi, “Juban Danja”, nuk do te marre pjese ne kampionatin kombetar te sezonit te ardhshem.

Dy here fituesi i Kupes se Shqiperise, tre here nenkampioni i vendit dhe disa here finalisti i kupes, po kalon momente jo te mira dhe si rrjedhoje njeriu qe e ka krijuar ate, ka marre vendimin per te bere nje “pushim”.

Pasionanti i madh i futbollit Ferdinand Jaku, duke folur per “Shkodra Sport” ka shpjeguar edhe arsyen e marrjes se ketij vendimi per mospjesmarrje ne kampionatin e ardhshem.

“Vjen nje moment kur duhet te thuash ndoshta “stop”. Jane shume vite, shume sakrifica dhe natyrisht edhe shume shpenzime te bera dhe nga ana tjeter, nuk merr asnjehere ate mbeshtetjen e duhur dhe si rrjedhoje, lodhja e akumuluar te detyron te ndermarresh nje vendim te tille.

Vertete Federata flet shume per mbeshtetje te futbollit te femrave, por realiteti eshte ndryshe. Po ashtu, ka munguar edhe mbeshtetja e organeve te tjera te pushtetit lokal e me gjere dhe per kete arsye, u detyrova te ndaloj per momentin”.

I veshtire ky vendim per njeriun qe themeloi te parin ekip futbolli te femrave ne Shqiperi qe ne vitin 2005? Ferdinand Jaku shprehet:

“Sigurisht qe ka qene nje vendim i veshtire, por qe ka ardhur gradualisht. Fillimisht nisem nje bashkepunim me KF Murlani dhe ekipi sezonin e kaluar luajti me dy emrat, ndersa ne sezonin e ri te gjitha vajzat do te perfaqesojne vetem KF Murlanin.

Megjithate emri “Juban Danja” nuk do te shuhet. Ne do te vazhdojme punen me ekipet e moshave dhe shembullin me te mire e dhame pak kohe me pare kur u shpallem kampion me ekipin e vajzave 13 vjecare”./SHKODRA-SPORT.COM/