Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBehar Ramadani humb jo vetëm Flamurtarin, por edhe Laçin e Teutën

Behar Ramadani humb jo vetëm Flamurtarin, por edhe Laçin e Teutën

Te merkuren do te mungoje ne Vlore ndaj Flamurtarit per arsye kartonash ngaqe ka plotesuar numrin kater te te verdhave, por edhe nese nuk do te ishte kjo arsye, Behar Ramadani nuk do te mund te kishte luajtur ne fushe.

Arsyeja eshte se ditet e fundit ka ndjere shqetesime ne tendine dhe per rrjedhoje nuk ka mundur dot te stervitet me ekipin. Keshtu ka ndodhur edhe diten e sotme kur ai ka zhvilluar disa vrapime te lehta, por gjithnje nen kujdesin e pjestareve te stafit mjekesor Mesi e Ferhati.

Nga sa mesohet, Ramadani nuk ka humbur vetem ndeshjen me Flamurtarin, por me shume mundesi nuk do te jete ne dispozicion te trajnerit as per ndeshjet ndaj Laçit dhe Teutes.

Ky nuk eshte nje lajm i mire megjithate, nuk ke se nga i shkon. Por nga ana tjeter, lajm i mire eshte rikuperimi i Likes dhe Sidorencon qe jane stervitur me grupin.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments