Sylvinho në krye të Kombëtares shqiptare, futet te zgjedhjet e mira, sipas trajnerit Ardi Behari.

Ky i fundit, duke folur në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se Sylvinho do të sjellë një mentalitet të ri në Kombëtare dhe shtoi se është një brazilian që vjen nga korridoret e Europës, referuar karrierës së tij.

Deri në mars kemi thuajse 3 muaj, për të vajtur te ndeshja e parë zyrtare. Është një ndeshje shumë e rëndësishme që do të ndikojë te vijueshmëria. Sylvinho e ka bërë një punë përgatitore, që kur ishte në emrat e përfolur për kombëtaren. Bashkëpunimi do jetë i frytshëm në FSHF. Një ndeshje miqësore do ndihmojë shumë për të njohur skuadrën.

Futet te zgjedhjet e mira. Është një mentalitet i ri në Kombëtare, që do i bashkëngjitet lojtarëve të rinj. Ka energji të mëdha, për tu lidhur me skuadrën. Është një brazilian që vjen nga korridoret e futbollit europian. Ka ego për tu shfaqur me një kombëtare që nuk është e vogël.