Sezon i ri, Bekim Balaj i ri. Kapiteni i Vllaznisë është i pandalshëm në Superiore, ndërsa shënoi dhe kundër Skënderbeut në fitoren 5 me 0. Ky është goli i tretë radhazi, pas atyre me Dinamon dhe Tiranën.

Tashmë sulmuesi shkodran kryeson renditjen e golashënuesve me 11 gola në total. Pas tij qëndron Florent Hasani me 10 gola, që firmosi në Rumani me Rapidin e Bukureshtit.

Kujtojmë se Balaj u afrua te Vllaznia në janarin e këtij viti, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri verën e vitit 2025. Dhe pse mban 32 vite mbi supe, shpresat më të mëdha në sulmin e Vllaznisë qëndrojnë te ai.

Vete ai i pyetur nese do ta ruaje deri ne fund te kampionatit kete vend te pare ne renditjen e golashenuesve, eshte pergjigjur: “Ndjehem mire per golat qe po shenoj. Realisht me kishin munguar ne gjashtemujorin e pare te ketij viti, por tashme gjerat po shkojne ashtu si duhet dhe shpresoj te vazhdojme keshtu, si une ashtu edhe ekipi”.