“Që të jemi të qartë, deri tani që flasim, nuk kemi pasur asnjë ide për marrjen e një vendimi për prishjen e stadiumi të Kamzës. Dihet që Kamza nuk e vazhdon aktivitetin. Ne mund të gjejmë ambient tjetër për të ndërtuar stadium tjetër, me të gjithë parametrat që duhet”, deklaroi ditën e djeshme kryetari i Bashkisë së Kamzës.

Ndërkohë që sot, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar dokumentat e vendimit për prishjen e stadiumit të Kamzës, të dërguar nga një qytetar digjital.

POSTIMI I BERISHËS:

Suli i prish Kamzes stadiumin per te ndertuar pallate!Krim i shemtuar!

Te dashur miq, narkokryetari monist i Kamzes, Rakip Suli shfrytezon koronavirusin per te prishur me nje akt kriminal, mafioz te mirefillte stadiumin 84 vjecar te qytetit Kamzes dhe per te ndertuar pallate. Kamza sot eshte qyteti i gjashte me i madh i vendit me nje potencial te vertet sportiv.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete vendim korruptiv fhe te denuashem ju bej thirrje banoreve te Kamzes, te rinjve te ketij qyteti te ngrihen ne demostrata dhe protesta te fuqishme kunder ketij akti barbar te narkokryeterit monist Suli dhe ta hedhin ate ne koshin e plehrave te historise te qytetit te tyre, dhe me guxim te mbrojne stadiumin e tyre. sb

Lexoni mesaxhin dhe shikoni dokumentat e qytetarit dixhital!

I nderuar Doktorr!

Ndjesë për shqetësimin.

Rilindasi 6% i Kamzës don të prish stadiumin historik 84 vjeçar të Kamzës, për të ndërtuar gjoja parkim publik dhe lulishte, por don të bëj pa0llate e lokale .

Unë kam bërë një status dje, por nëse mundeni një status i Juaj do të ishte shumë sensibilizuese për të mos e prishur.

Ato duan ta prishin brenda datës 20 në ilegalitet.

Me shumë konsiderat.