Ka tituj kampionë që nuk njihen, por janë të paktë. Tirana pretendon tre të tilla dhe Vllaznia një, por le të mbetemi te shifrat zyrtare dhe tek ekipet që ia kanë dalë të çojnë lart trofeun më të rëndësishëm në vend.

Tirana, që është shumë pranë fitimit të titullit këtë sezon, është klubi me më shumë trofe në vendin tonë dhe ia ka dalë të jetë i pari në kampionat plot 24 herë, si asnjë tjetër në Shqipëri. Klubi i dyte me më shumë tituj është Dinamo.

Blutë e kryeqytetit e ngritën trofeun e 18-të në vitin 2010, kurse tani rrezikojnë të bien në Kategorinë e Dytë. Këto ujëra i ka provuar Partizani, që sezonin e shkuar, pas 26 vitesh u shpall kampion Shqipërie. I 16-ti kampionat për “demat” e kuq.

Kaq për kryeqytetin dhe në rrethe Vllaznia është klubi me më shumë tituj, nëntë. Një më pak ka fituar Skënderbeu, dominues në futbollin shqiptar vitet e fundit. Elbasani ka provuar dy herë të fitojë kampionatin, kurse nga një herë kanë festuar edhe Flamurtari, Teuta dhe Kukësi. /abcnews/

TIRANA – 24 tituj kampione, 13 herë i dyti (Titulli i fundit, 2008/2009)

DINAMO – 18 tituj kampion, 9 herë i dyti (Titulli i fundit, 2009/10)

PARTIZANI – 16 tituj kampion, 21 herë i dyti (Titulli i fundit, 2018/19)

VLLAZNIA – 9 herë kampione, 11 herë e dyta (Titulli i fundit, 2000/01)

SKËNDERBEU – 8 herë kampion, 3 herë i dyti (Titulli i fundit, 2017/18)

ELBASANI – 2 herë kampion, 1 herë i dyti (Titulli i fundit, 2005/06)

FLAMURTARI – 1 herë kampion (1990/91), 7 herë në vend të dytë

TEUTA – 1 herë kampione (1993/94), 6 herë në vend të dytë

KUKËSI – 1 herë kampion (2016/17), 5 herë në vend të dytë