Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka dhënë një rol të ri lideri ish-kapitenit Granit Xhaka, ndërsa “Topçinjtë” e kanë nisur në mënyrë perfekte sezonin e ri të Premier Ligës.
Sipas “The Athletic”, mesfushori është zgjedhur nga tekniku spanjoll për të shërbyer në organikën e liderëve të ekipit bashkë me sulmuesin Gabriel Zhezus, i transferuar këtë verë nga Siti.
Ata do të punojnë bashkë me kapitenin e ri, Martin Odegard, dhe do të jenë dy zëvendësit e tij kur fantazisti norvegjez të mungojë, duke mbajtur edhe shiritin.
Ky është një lajm shumë i rëndësishëm veçanërisht për kapitenin e Zvicrës, së cilit iu hoq shiriti i kapitenit pas incidentit me tifozët në derbin me Kristal Palasin në 2019-ën.
Gjatë dokumentarit të fundit të “Amazon”, Xhaka tregoi se është pikërisht trajneri që zëvendësoi Emerinë ai që e bindi për të mos u larguar: “Arteta është arsyeja pse unë jam ende në këtë klub.
Të gjithë në klub e dinë përse unë jam ende këtu, sepse tri vite më parë isha ilarguar. Valixhet i kisha paketuar, por pata një takim meArtetën kur ai erdhi. Më kujtohet që i thashë:
‘Nuk ka tëbëjë asgjë me ty’, sepse unë nuk e njihja dhe nuk kishaluajtur kurrë për të. I thashë:
‘Unë jam i ikur, nuk mund tavesh më fanellën’. Ai më tha: ‘Më jep një shans për 6 muajdhe nëse nuk do të jesh ende i palumtur pas 6 muajsh, unëdo të jem ai që do të ndihmoj që të largohesh”.