Pese gola te pesuar ne Laç, dy ne kupe ndaj Teutes ne Shkoder dhe po dy gola per kampionat ndaj Bylisit. Numri i madh i golave te pesuar nga Andreja Efremov ka vijuar edhe sot teksa ka pesuar 3 gola ne sfiden ndaj Tiranes.

Ne total behen 12 gola ne kater ndeshjet e fundit dhe kjo tregon se ka diçka qe nuk shkon dhe ne fakt nuk eshte se Efremov ka pjesen kryesore te fajit ne pesimin e tyre, por gjithsesi edhe ai ka pjesen e vet.

Per kete arsye, pritet qe ne ndeshjet e ardhshme, stafi teknik te marre nje vendim per ta ulur ate ne stol. Trajneri Dedja e ka paralajmeruar kete gje menjehere pas sfides se sotme ndaj Tiranes kur eshte shprehur:

“Po të shohësh ndehshjet e fundit u bënë shumë gola të pësuar. Do të ndërhyj në portë, do të mundohem t’u iki këtyre lojtarëve që ecën në fushë dhe një ndër ta do të jetë edhe portieri, për portën do të mendoj”.

Ne fakt edhe sot u mendua se ne porte do te ishte Sherri, por ne fund stafi ka ndryshuar mendje duke i besuar porten maqedonasit Efremov. Kuptohet qe edhe ai beri nje paraqitje jo ashtu si duhet por nuk eshte fajtori i vetem tek humbja sepse i gjithe ekipi eshte paraqitur dobet.
www.shkodrasport.com