Shqipëria u mposht 0-2 nga Anglia para pak ditësh në Air Albania, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Kuqezinjtë pësuan nga një gol për secilën pjesë, në një 90 minutësh të vuajtur për tanët.
Për këtë sfidë ka dhënë mendimin e tij edhe Lulzim Bërsheni, një nga futbollistët që ka shkëlqyer me Vllazninë në vitet 80′. Një tifoz e pyet se si të duk ndeshja me “3 luanët”, me Bërshenin që shprehet se nuk i pëlqeu fare ajo që pa atë natë.
Ai bën edhe një krahasim, teksa thotë se ngjanin si një ekip i Kategorisë së Parë me një të Kategorisë së 3-të, skuadra të cilat përballen me njëra tjetrën.
“Kombëtaren e pashë. Nuk më pëlqeu, pasi na mundën lehtë. Dukej sikur po luante një ekip i Kategorisë së Parë me një ekip të Kategorisë së 3-të.
Më vjen keq që bëj këtë krahasim, por ky është niveli që ndan dy skuadrat. Unë këtë pashë, e nuk po futem fare në anën taktike e teknike” -shkruajti ai./newsport/