Besa ka arritur të godasë në merkato në ditët e fundit të saj. Kështu, dje i janë bashkuar skuadrës zyrtarisht dy futbollistë shkodranë.
Fjala është për mbrojtësin Armenis Kukaj dhe sulmuesin shtatlartë Angjelo Radovani.

I pari rikthehet në Kavajë përsëri, teksa kujtojmë këtu se Kukaj ka luajtur edhe më parë me Besën dhe tashmë ka firmosur sërish aty një kontratë një-vjeçare.Ndërkohë nga ana tjetër, edhe Radovani ka nënshkruar me kavajasit deri në maj të vitit 2025.

Ish-sulmuesi i Vllaznisë, Bylisit dhe Besëlidhjes, eksperiencën e fundit e ka pasur me Kom Podgorica në Ligën e Dytë në Mal të Zi dhe duke marrë në konsideratë hapësirat e pakta aty, ai ka menduar një zgjidhje tjetër për karrierën e tij.

Tashmë, në vijim mbetet për t’u parë se si do të shkojë aventura e Armenis Kukajt dhe Angjelo Radovani me fanellën e Besës. Kujtojmë se, tek kavajasit dy futbollistët shkodranë do të drejtohen nga një trajner mjaft i njohur, siç është Gugash Magani.
Maringlen ZHIVANI