Me rastisi te njihem ne Milano me nje sportist qe ishte i apasionuar pas atletikes, çiklizmit dhe garave te gjata ne terren fushor e malor.
30 vjecari Daniele Cutrupi qe perfaqeson ngjyrat e klubit sportiv ne Milano “Pro Sesto” ka nje kureshtje e deshire jo vetem per te mesuar per atletiken shqiptare ne pergjithesi por edhe per atletiken shkodrane e Vllaznine ne veçanti.

Dhe kjo kureshtje i ēshtē nxitur nga njohja me atletin shqiptar ne Milano, Arian Sheshi. Jane miqesuar nepermjet kontakteve qe kane pasur ne stervitjet e garat qe jane zhviluar jo vetem ne pisten e vrapimeve, por edhe ne kroset ne terrene fushore.

Daniele ne nje prononcim per “Shkodra Sport” thotē se ka ndjekur me interes prezantimet e atletes Luiza Gega, kampione europiane e ballkanike ne garat 1500 m, 3000 m dhe 3000 m me pengesa, si dhe te atletit shkodran, kampionit e rekordmenit ne kercimin se gjati Izmir Smajlaj.

Por ky interesim nuk ka qene vetēm per te shuar kuriozitetin, por edhe per te bere realitet nje njohje dhe pjesmarrje ne aktivitet kombetare te atletikes shqiptare. Dhe kjo deshire e Daniele per te perfaqesuar edhe klubin Vllaznia dhe Shqiperine po merrte rruge nga
komunikimi i herepashershem me te ndjerin Vildani Tufi, per te cilin informacoinet qe une i servirà per tranierin e mirenjohur shkodran me nje biografi sportive te vecanti ne prezantimet nderkombetare, Olimpiada, Kampionate Ballkanike, Europiane e Boterore atij iu nxit edhe me shume deshira per te qene perfaqesues i Vllaznisē dhe Shqiperisē ne garat e atletikes.

Keto dite te ftofta dimri Daniele eshte gjthnje ne stervitje e gara lokale, ne pergatitje per te perfaqesuar klubin e tij edhe ne garat e kampionatit dimeror italian.

Ndonese eshte i angazhuar me punen e tij te perditshme si inxhinier arkitekt, pasionin per atletiken, garat çiklokrose, ai eshte gjithnje i preokopuar qe te realizojē objektivat e tij dhe te trajneres Tiziana Meroni.

Fotot qe shoqerojne kete shkrim tregojne pergaditjet e Daniele Cutrupi per garat dimerore qe do te zhvillohen kete te diele ne Padova ku do te garoje ne 800 dhe 1500 metra

“Me mbeshtetjen e shoket tim Arian Sheshi besoj se do te realizohet endrra ime per te veshur ngjyrat e klubit Vllaznia apo edhe te kombetares shqiptare ne aktivitetet dimerore dhe verore. Po ashtu duke pare nga afer madheshtine e Alpeve shqiptare pse jo te provoj ngjitjen me biçiklete ku kētu ne Itali jam ngjitur ne majat Stelrio (2800 metra) dhe Paso Gavia (2620 metra) maja keto qe perfeshihen
ne Xhiro d’Italia”- eshte shprehur Daniele per “Shkodra Sport”.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE, ITALI