Beselidhja e ka mbyllur kampionatin e saj diten e sotme duke fituar me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj Gramshit ne ndeshjen e luajtur ne stadiumin e qytetit te Lezhes. Nje fitore qe gjithsesi nuk vlen per ngjitjen direkt ne kategorine e pare dhe tashme lezhjaneve u duhet qe te mendojne per fazen play-off.

Ne ndeshjen e sotme ndaj Gramshit, ka vendosur goli i kapitenit Klejdi Dibra qe ne minuten e 8-te. Te gjithe ne Lezhe ne fakt e kishin mendjen se çfare do te ndodhte ne Kuçove ne ndeshjen qe rivali i tyre- ekipi i Valbones do te luante ndaj Naftetarit.

Por shpresat kane qene te kota sepse tropojaanet kane fituar me rezultatin e thelle 5-0 duke siguruar thuajse ngjitjen nje kategori me lart. Ndersa tek Beselidhja ne fakt askush nuk e ka patur mendjen per te shenuar me shume gola.

Perfundimisht i ka mjaftuar fitorja 1-0 dhe ajo eshte ngjitur ne kuoten e 53 pikeve tashme, nje me shume sesa Valbona e vendit te dyte. Por kjo epersi e vogel e lezhjaneve nuk mjafton sepse ata tashme e kane mbyllur kampionatin e tyre ndersa rivalet kane edhe nje ndeshje.

Ate qe do te luajne javen e ardhshme ne stadiumin “Vellezerit Gega” ndaj Murlanit. Nje ndeshje praktikisht e lehte dhe fitorja e vendasve do t’i ngjiste tropojanet direkt ne kategorine e pare. Ndersa lezhjanet kane filluar te mendojne per fazen play-off, ku do te tentojne serish kategorine e pare./www.shkodrasport.com/