Ekipi i Besëlidhjes ka marrë fitoren e gjashtë rradhëzi në kampionat. Një gjë e tillë ka ndodhur në ndeshjen ndaj Veleçikut, të cilën e ka fituar në shifrat 3-1. Sa i takon këtij dueli, Besëlidhja arrin të shënojë golin e parë të ndeshjes që në minutën e 17-të me Danajn. Pjesa e parë nuk dhuron gola të tjerë.

Në të dytën, kur pritej që vendasit të gjenin sërish rrugën e rrjetës, ndodh e kundërta. Në minutën e 50-të, koplikasit shënojnë me Shekajn që barazon shifrat. Më pas, në minutën e 63-të, lezhjanët fitojnë një 11-metërsh që kthehet në gol nga Marku, që nga pika e bardhë nuk gabon.

Në momentin e dhënies së kësaj penalltie, Veleçiku e ka kontestuar shumë, aq sa u ndëshkuan me kartonë të kuq edhe dy futbollistë të ekipit koplikas, pikërisht kapiteni Çokaj dhe portieri Lopçi. Ndërkohë, më pas në të 87-tën, sulmuesi shkodran Musaraj shënon një tjetër gol për Besëlidhjen, duke e dërguar rezultatin në 3-1.

Tashmë, deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, nuk pati zhvillime të tjera dhe për rrjedhojë, Besëlidhja e fiton këtë ndeshje me rezultatin 3-1. Me këtë fitore, lezhjanët janë ngjitur në kuotën e 18-pikëve, ndërsa Veleçiku renditet në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit në kuotën e 10-pikëve.


Besëlidhja-Veleçiku 3-1

Golat: Danaj 17’, D. Marku (pen) 63’, Musaraj 87’ / Shekaj 50’

Besëlidhja (4-2-3-1): Kaçaj, Ruqi, Gjikolaj, Zefi, Kaçeli, N. Marku, Hepaj, Vukaj, D. Marku, Danaj, Musaraj (u aktivizuan: Alçani, Jaku, Bruka, Çepele) Tr: Dritan Smajli

Veleçiku (5-4-1): Lopçi, Elv. Rrustemaj, Kukaj, Al. Kaçaj, Çokaj, Banushaj, Eli. Rrustemaj, Am. Kaçaj, Shekaj, Stafa, Rragami (u aktivizuan: Nika, Ysolliu, Daija) Tr: Besnik Duli

Kartonë të kuq: Çokaj 58’, Lopçi 61’