Pas Redi Kases u perfol edhe per nje tjeter largim nga Egnatia, por nuk do te ndodhe keshtu. Hysen Memolla bën prapakthehu dhe vendos të qëndrojë tek Egnatia.
Mbrojtësi ishte pranë firmës me klubinturk, Bodrumspor, por gjithçka ka dështuar në momentet e fundit. Memolla nuk ka rënë dakord për disa detaje të kontratës dhe kësisoj pista turke ka rënë përfundimisht.
Ky është një lajmi mirë për trajnerin Edlir Tetova në mbyllje të merkatos. Dje është përfolur edhe një rikthim i mundshëm i nigerianit Sodik Atanda tek Egnatia, por në klub nuk e konfirmojnë.
Rrogozhinasit nderkohe dje prezantuan mesfushorin shkodran Sebastian Spahiu. Ata pritet te jene nje nga ekipet pretendente per titull ne kete sezon.