Nga Gjergj KOLA

Shkodrani Kristian Demaj ka arritur nje tjeter sukses ne boksin profesionist. Mbreme ai eshte ndeshur ne Kelh te Gjermanise me kundershtarin e tij nga Franca Adrien Filser dhe ka arritur ta dominoje dhe te shpallet fitues.

Ndeshja ka qene me tete raunde dhe ne baze te vleresimeve te gjyqtareve, Demaj ka qene dominues ndaj rivalit te tij ne te tete raundet dhe si rrjedhoje ne fund te ndeshjes nuk do te kishte asnje dyshim per shpalljen fitues te boksierit shqiptar.

Takimi i mbremshem ka qene i vlefshem per titullin e Federates “EURODISTRICT”, Federate kjo qe eshte krijuar se fundi nga bashkimi i boksiereve te dy vendeve, Gjermanise dhe Frances.

Per Kristian Demajn fitorja e mbremshme ka qene e shtata ne boksin profesionist, prej te cilave dy i ka me nokaut, ndersa ka pesuar edhe tre humbje. Aktualisht renditet ne vendin e 215-te ne Bote, por pas fitores se tij te fundit me siguri qe do te ngjitet disa vende ne ranglisten boterore.