...
HomeBOKSBoksieri shqiptar synon medalje, fiton ndeshjen e parë në Botërorin e Serbisë

Boksieri shqiptar synon medalje, fiton ndeshjen e parë në Botërorin e Serbisë

Alban Beqiri ka arritur t’ia dalë duke fituar përballë boksierit të Kenias. Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi shkodran bën me dije se sportisti i kombetares shqiptare ka shkëlqyer në të tre raundet.

Në datën 29 tetor, ai do të ketë përballë boksierin e përfaqësueses së Lituanisë. Në postimin e bërë në rrjetet sociale shkruhej:

“Sapo ka përfunduar ndeshja e peshës 71 kilogramë ndërmjet Alban Beqirit dhe boksierit të përfaqësueses së Kenias. Alban Beqiri zhvilloi një ndeshje shumë cilësore dhe profesioniste duke i fituar të tre raundet.

Me këtë fitore Beqiri kalon në fazën e dytë ku me datë 29.10.2021 do të ketë përballë boksierin e përfaqësueses së Lituanisë. I urojmë shumë sukses dhe arritje në zonën e medaljeve Beqirit.

Po ashtu shpresojmë që ky fillim kaq i mbarë i kombëtares sonë të vazhdojë edhe nesër me dy boksierët tanë Laçi dhe Hysa”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.