Shqipëria do të përballet me Italinë ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin Air Albania. Miqësorja e luksit pritet me shumë interes teksa biletat janë shitur të gjitha dhe në Air Albania, plot 22 mijë tifozë do të ndjekin supersfidën. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, foli kapiteni i Italisë, Bonucci.

Kombëtarja duhet dashuruar më shumë, ke ndjerë ndonjë shenjë më pak përkatësie? – Në këtë ekip ka ndjesi përkatësie. Ne kaluam në një periudhë stresuese si nga ana mentale edhe psikologjike, kishte edhe disa dëmtime. Jam në kombëtare prej 12 vitesh dhe e gjej të vështirë të kujtoj ndonjë bashkëlojtar të thotë që nuk dëhsiron të qëndrojë në kombëtare.

Me cfarë shpirti vini në këtë garë? Do të mbështesni shokët brazilian? – Jam kthyer me entuziazëm si gjithmonë. Të jesh këtu është krenari, kënaqësi dhe të jesh i gatshëm për trajnerin të mbush me gëzim. Për sa kohë që trajneri më sheh si të duhur, unë do jem këtu. Për të tjerët, i uroj fat. U thashë argjentinasve dhe brazilianëve se i dua t’i shoh sa më vonë të jetë e mundur.

A është Shqipëria më e fortë se në 2017? – Folëm për këtë gjatë udhëtimit me autobus. Tani ka më shumë talent dhe eksperiencë. Ne e dimë se nesër do të jetë e vështirë.

Si e menaxhon këtë grup si kapiten? – Para një jave, një mik i imi më pyeti sesi po e bëja këtë. I thashë se ka pendesa por gjëja e vetme që mund të bëjmë është të ndërtojmë një të tashme dhe të ardhme madhështore. Futbolli, si jeta, të vendos gjithmonë përpara mundësië për të filluar nga e para. Mundohem ta shpërndajë këtë mesazh.

Kriza e Cristiano Ronaldos? – Rreth Cristianos më vjen shumë keq. Nuk është kurrë e lehtë të jesh në një sistem ku gjëra të tilla ndodhin. Nuk e di se cfarë ka ndodhur. Kalova momente të rëndësishme me të, është një njeri i madh dhe në këto kompeticione, një gjë e madhe del gjithmonë nga ai.

Kë mbështet në Botëror? – Argjentina dhe Brazili janë favoritët. Kam shokë në këto ekipe dhe do mbështes ata sepse janë djem special. U thashë se finalja do të jetë Argjentinë – Brazil. Të shohim.