Brazili vazhdon serinë e fitoreve në kualifikueset e Botërorit, teksa ka regjistruar triumfin e radhës.

“Seleçaos” mposhtën me rezultatin 2-0 Ekuadorin, duke regjistruar kështu fitoren e 5-të radhazi, në po kaq ndeshje të zhvilluara. Skuadra e Tites duket në formë të shkëlqyer, në prag të Kupës së Amerikës, e cila nis për pak ditë.

Për sa i përket ndeshjes me Ekuadorin, pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën Brazili shënoi dy herë.

Fillimisht ishte Riçarlison, i cili në minutën e 65-të pas një asisti perfekt nga Nejmari, ia del ta dërgojë topin në rrjetë. Në fundin e ndeshjes, ishte Nejmar, i cili shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Brazili.