E hëna ka qenë ditë me dy stërvitje për Vllazninë. Njëra paradite dhe tjera pasdite. Skuadra kuqeblu po përgatitet për kampionatin, por veçanërisht për finalen e Superkupës që zhvillohet në datën 28 gusht. Fituesja e Kupës së Shqipërisë do të përballet me kampionen e vendit, Teutën, në “Elbasan Arena”.

Sot klubi ka planifikuar një miqësore në orën 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” me Tërbunin e Pukës, që militon në Kategorinë e Parë. Kjo skuadër drejtohet aktualisht nga një emër i madh i futbollit shkodran si Elvin Beqiri.

Kjo është miqësorja e dytë radhazi për shkodranët pas asaj që zhvilluan të shtunën e kaluar ndaj Burrelit. Pritet që trajneri Brdariç të testojë lojtarët që kanë mbetur në provë, si Marku dhe Sadrijaj.

Nderkohe, Vllaznia ka planifikuar edhe nje tjeter miqesore, e treta rradhazi, pikerisht te dielen ndaj Tiranes, e cila nuk do te luhet ne Shkoder.