Skuadra e Veleçikut përfundoi të enjten procesin stërvitor anti-Dinamo, ndërsa dje trajneri Rrustemaj preferoi ta lërë skuadrën pushim. Ndeshja e kësaj fundjave, e fundit për koplikasit në kampionat, por jo për gjithë sezonin, luhet sot në Pezë-Helmës.
Veleçiku përfiton, ashtu si dhe Dinamo, nga përjashtimi i Tërbunit, megjithatë skuadra veriore duhet të luajë edhe një ndeshje shtesë për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë.
Sulmuesi Brilant Hasa, në një prononcim për “Panorama Sport”, thotë: “Veleçiku do të luajë ndryshe nga takimi i ‘Reshit Rusit’ me Dinamon, ku humbëm 0-3. Këtë herë do të luajmë lirshëm, pasi rezultati nuk ka shumë rëndësi për ne.
Lojtarët duhet të justifikojnë besimin e trajnerit në radhë të parë. Në Tiranë do të bëjmë lojën tonë, pse jo, edhe të marrim një rezultat pozitiv.