Sezoni 2019-2020 me gjithe problematikat e veta, po shkon drejt fundit. Disa prej verdikteve tashme jane dhene dhe te tjere priten ne ditet ne vijim.

Por duhet thene se ky sezon eshte nje nga me te keqinjte per ekipet e Qarkut Shkoder. Te gjithe ata duken ne nje krize te thelle dhe kete e tregojne me se miri gjendjen aktuale te tyre.

Kater ekipet qe perfaqesojne kete Qark ne tre kategorite kryesore te futbollit shqiptar, jane duke kaluar momente jo te mira. Eshte diçka e rralle por tre prej tyre kane shkuar ne play- out dhe do te luajne edhe nga nje ndeshje shtese per te siguruar apo jo qendrimin ne kategorine perkatese, ndersa nje tjeter u perjashtua nga kampionati.

E nisim nga Vllaznia. Sezoni filloi me shume pretendime por sot tashme realiteti tregon tjeter gje dhe per te siguruar qendrimin ne Superlige, i duhet te luaje ne play- out kunder ekipit fitues te çiftit Beselidhja- Pogradeci.

Veleçiku i Koplikut ka te njejten gje. Do te jete edhe ai ne play-out dhe nese deshiron qe te luaje serish edhe sezonin e ardhshem ne kategorine e pare, i duhet ta fitoje kete ndeshje.

Pak me e rende situata per Terbunin te cilin Komisioni i Disiplines prane FSHF-se e perjashtoi nga kampionati pas incidenteve te ndodhura ne ndeshjesn ndaj Egnatias.

Nderkohe, ekipi i trete i Qarkut Shkoder qe shkon ne play- out eshte Ada e Velipojes. Ajo do te luaje pasditen e sotme ne “Selman Stermasi” ndaj Gramozit dhe vetem ne rast fitoreje do te siguroje qendrimin serish ne kategorine e pare.

Ne kete menyre, ky veshtrim i shpejte i situates se futbollit tek ekipet e Qarkut Shkoder tregon se ata jane ne nje krize te thelle dhe duhet te bejne ndryshime thelbesore per te dale nga kjo gjendje.
www.shkodrasport.com