Uendi Muja është një prej atyre femrave që nëse e shikon në rrugë, mund të mendosh që është një modele dhe që nuk ka lidhje me sportin, po realisht nuk është ashtu.

Po flasim për futbollisten e Vllaznisë dhe Kombëtares e cila sot në një intervistë për Neësport.al ka vendosur të zbulojë disa detaje nga jeta e saj si futbolliste, por jo vetëm.

E qeshur por mbi të  gjithë e çiltër, Uendi shpjegon me detaje historinë e saj. Që nga koha që ajo ka nisur të luajë futboll, moment të cilin ajo e shpjegon se ka ardhur shumë natyrshëm por që tani është kthyer në profesion i cili është bërë i pandashëm nga jeta e bukuroshes shkodrane dhe deri te planet që ajo ka për të ardhmen.

– Përshendetje Uendi! Mund të na bësh një prezantim të vetes për të gjithë ata që nuk iu njohin?

Përshëndetje! Faleminderit për këtë intervistë. Un jam Uendi Muja. Jam 19 vjeç. Jetoj në Shkodër. Studioj në fakultetin Edukimit Fizik, Shkodër. Luaj për ekipin e Vllaznisë.

– Ju jeni pjesë e ekipit të Vllaznisë dhe Kombëtares për momentin, a po mendoni të ndyshoni ambient apo do vazhdoni të qëndroni në Shkodër?

Për momentin jam tek Vllaznia dhe do vazhdoj të qëndroj aty.

– Me Vllazninë këtë vit dolët kampione, a e kishit menduar këtë gjë?

Duke njohur grupin e vajzave dhe vlerësimin e stafit për ekipin, normalisht që për ne titulli kampion është vetëm nje detyrim ndaj vetes, klubit dhe qytetit tonë.

– Meqënëse jemi në merkato, a ka oferta për ju?

Oferta kemi nga brenda dhe jashtë vendit por do duhet menaxhimi i mirë i tyre. Për momentin nuk mund të flas më tepër për këtë pjesë.

– Futbolli, pasion apo dëshirë për ta kthyer në profesion?

Si çdo femijë, në fillim e vlerësova si pasion, ndërsa me kalimin e viteve situata ështeë bërë më serioze dhe tani përveç pasionit, futbolli për mua është edhe profesion.

– Mendoni ta vazhdoni dhe për shumë kohë apo ndërkohë që luani futboll merreni dhe me diçka tjetër?

Sporti normalisht do jëtë pjesë e jetës time deri në fund, por jo futbolli. Nuk mund të përcaktoj kohëzgjatjen time në këtë sport.

– A e keni ndjere presionin e tifozerisë, pasi duhet ta pranojmë që jetojmë në Shqipëri dhe paragjykimet ekzistojnë?

Tifozeria nk ka qenë shumë e kendshme nga mentaliteti që kemi ne këtu në Shqiperi. Tani ata e kanë pranuar futbollin e femrave dhe nuk është me një presion për ne. Madje me komplimentojnë herë pas here dhe kjo më bën të ndihem e vlerësuar.

– Me çfarë merret tjetër Uendi përveçse me sport?

Për momentin, përveç sportit ndjek dhe universitetin.

– A jeni në një marrëdhenie? Nëse po, a ka lidhje partneri juaj me sportin?

Për momentin jam single dhe jam e përkushtuar tek qëllimet që i kam vënë vetes.

– A mund të na zbulosh disa pasione dhe dëshira të tjera?

E kam thënë dhe në intervistat e tjera. Jam shume ambicioze dhe nuk do hezitoja të provoja gjërat që une dua, por për momentin janë futbolli dhe shkolla primare për mua. /newsport/