HomeKRYESOREBundesliga/ Arbitri sinjalizon përfundimin e ndeshjes, por kthen mendjen dhe akordon penallti...

Bundesliga/ Arbitri sinjalizon përfundimin e ndeshjes, por kthen mendjen dhe akordon penallti me VAR

Sistemi VAR është tashmë një faktor në kampionatet elitare evropiane, teksa nuk është futur në përdorim vetëm në Premier League. Edhe pse fillimisht mendohej se teknologjia do i vinte më shumë në ndihmë arbitrave për të vendosur mbi episodet e dyshimta sërish polemikat nuk në botën e futbollit nuk kanë të ndalur.

Kështu në ndeshjen e kësaj jave të Bundesliga, mes Shalkes dhe Ejntraht Frankfurt, gjyqtari i ndeshjes vendosi përfundimin e sfidës me shifrat që ishin të regjistruar në barazim 1-1. Megjithatë, edhe pse ndeshja kishte disa sekonda që kishte përfunduar, kjo nuk e pengoi arbitrin kryesor të akordonte 11 metërsh.

Ishte pikërisht sistemi VAR që ndërhyri për një moment të dyshimtë teksa arbitri pasi pa në monitor rastin, megjithë protesta e futbollistëve të Shalkes, vendosi të akordonte penalltinë për Ejntrahtin.

Nga pika e bardhë u paraqit sulmuesi Luka Joviç, i cili u tregua i saktë duke i dhuruar të tijve 3 pikë përtej limitit të lojës. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments