Më 28 gusht ka luajtur për herë të fundit ndaj Kukësit si titullar në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë, por askush nuk e mendonte se që prej asaj date, Liridon Latifi do të mbetej larg fushave për një periudhë kaq të gjatë.

Dëmtimi rezultoi i rëndë dhe u deshën tre muaj që ai të aktivizohej nga trajneri Mirel Josa, pikërisht në miqësoren e zhvilluar të dielën në Ulqin ndaj ekipit malazez, FK Zora Shpuz.

Sulmuesi i krahut luajti disa minuta dhe gjendja e tij fizike ishte e kënaqshme.Kjo i shton edhe më tepër shanset që Latifi të jetë në fushë më 7 dhjetor, kur dhe luhet finalja e Superkupës ndaj Tiranës.

Natyrisht gjasat për të qenë titullar janë të pakta, por për t’u aktivizuar si zëvendësues ndaj bardhebluve janë të mëd