80 vjet të Kampionatit Shqiptar të Atletikës së Lehtë: 1929-2009
Atletët e Vllaznisë “kërcënojnë” me largim nga Shkodra

Bledar Mesi merr vendin e parë në Maratonën e Tiranës në 10 km

Luli e Mlloja, rizgjidhen në kryesinë e Federatës së Atletikës

Vllaznia kampione kombëtare për të rritur edhe për vitin 2012

Sukseset me grupmoshat dhe fitimi I Kupës së Shqipërisë për këtë vit, kanë qenë vetëm nisja e rrugës së sukseseve për ekipin e meshkujve të Vllaznisë në atletikë për të rritur. Ky ekip ka arritur të zërë vendin e parë dhe të shpallet kampion I Shqipërisë edhe për vitin 2012 duke e bërë pronë të tijën këtë trofe prej vitesh me rradhë. Atletët shkodranë kanë dominuar në shumicën e garave ku spikat triumfi I atletit Ardit Rashi në garën e 100 metrave, I Elvedin Metit në 200 metra, I Elton Bitinckës në 110 metra me pengesa, I Bledar Mesit në 3000 metra me pengesa, I Besmir Pepës në hedhjen e shtizës dhe I ekipit të Vllaznisë në garën stafetë 4 x 100 metra.
Admir Bregu dhe Izmir Smajlaj, më të mirët në kërcimet e Shkodrës

Më 10 maj në Shkodër “Dita e kërcimeve” për atletët më të mirë

Shkodra do të presë ditën e enjte atletët më të mirë të vendit në garat e kërcimeve. Do jetë një aktivitet që do organizohet nga Federata Shqiptare e Atletikës, klubi shumësportësh Vllaznia dhe shoqata e atletikës shkodrane dhe që emërtohet si "Dita e Kërcimeve". Shefi I klubit shumësportësh Vllaznia Gëzim Mema, duke folur për gazetën online www.shkodrasport.com, ka thënë: "E kemi bërë edhe vite më parë një ditë të tillë kërcimesh sepse janë të vetmet gara që mund të organizojmë në qytetin tonë. Federata ka lajmëruar të gjithë sportistët e ekipeve të vendit që marrin pjesë në këto gara për të qenë të pranishëm atë ditë në Shkodër. Besoj se do jetë një festë e bukur sepse qyteti ynë ka treguar se di të organizojë ashtu siç duhet aktivitete të tilla". Po atë ditë, pritet që nga ana e Federatës Shqiptare të Atletikës të nderohen edhe disa figura të njohura të atletikës shkodrane në vite, pikërisht sportistë nga garat e kërcimeve.
Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë për vitin 2012

Pasditen e sotme në Tiranë janë zhvilluar garat e Kupës së Shqipërisë në atletikë për të rritur. Vllaznia e Shkodrës është shpallur fituese e kësaj kupe duke i lënë dukshëm prapa në renditje ekipet e tjera. Ashtu siç pritej, atletët shkodranë i kanë dominuar garat. Kështu, në garën e 110 m/p atleti Bajram Muça ka zënë vendin e parë me kohën 15"45. Po ashtu, vend të parë ka zënë edhe Elvedin Meti në garën e 200 m me kohën 22"31. Edhe Besmir Pepa në hedhjen e shtizës ka dalë i pari duke e hedhur atë në distancën 56.71 m, ndersa Izmir Smajlaj i pari ne trehapesh me 14.60 m. Një tjetër atlet shkodran ka spikatur në këto gara dhe ai është pikërisht kampioni i njohur Admir Bregu që konkurron për Tiranën. Bregu ka zënë vendin e parë në garën e 100 m si dhe në kërcim së gjati.
Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë në atletikë për të rinj
Ditën e djeshme është në Tiranë kampionati kombëtar i atletikës për të rinj. Vllaznia e Shkodrës në garat e djemve të kësaj moshe, ka zënë vendin e parë duke u shpallur kampione e Shqipërisë. Ajo ka bërë një figurë shumë të mirë me sportistët e saj duke merituar disa vende të para edhe në garat individuale. Kështu sportisti Bajram Muça ka dalë kampion në garën e 100 m me kohën 11"34. Po ky sportist ka zënë vendin e parë edhe në garën e 110 m/p me kohën 14"80 duke qenë kësisoj një nga sportistët më të mirë të aktivitetit me dy tituj kampion të fituar.
Atletika shkodrane: Mos na e prishni pistën e stadiumit!
