Aspak normale- Parketi i “Qazim Dervishi” dëmtohet sërish.

Sërish probleme për parketin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Pasditen e së enjtes, janë konstatuar ngritje të parketit në pjesën e mesit të fushës, e kjo madje e ka bërë të pamundur stërvitjen e ekipeve të basketbollit dhe të volejbollit. Një rikthim I problemeve të këtij parketi, ka detyruar drejtuesit e klubit shumësportësh Vllaznia të thërrasin sërish punonjësit e firmës që ka shtruar parketin.
Vllaznia, fitore me 63 pikë diferencë ndaj Apolonisë

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur edhe fitoren e gjashtë rradhazi në kampionat duke patur pikët e plota dhe duke mbajtur vendin e parë në renditje. Fitorja e djeshme në fakt është për rekord pasi basketbollistët shkodranë kanë mundur me plot 63 pikë diferencë ekipin e Apolonisë së Fierit. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit dhe nuk ka patur fare rivalitet. Djemtë e trajnerit Bledar Gjeçaj e kanë dominuar takimin nga fillimi e deri në fund duke mos u vënë asnjëherë në vështirësi nga kundërshtari.
Vllaznia për meshkuj mund edhe Partizanin, 5 ndeshje- 5 fitore

Vllaznia në basketboll për meshkuj vazhdon të fitojë dhe të udhëheqë renditjen e kampionatit me pikë të plota duke u rikonfirmuar si kandidatja kryesore për fitimin e titullit kampion edhe në këtë sezon. Pasditen e djeshme ajo ka fituar në Tiranë ndaj Partizanit me rezultatin 79 me 52. Epërsia e kuqebluve ka qenë e plotë. Ato kanë fituar periodën e parë në shifrat 24 me 11 dhe po ashtu edhe të dytën me rezultatin 21 me 13. Në këtë mënyrë, të dy ekipet kanë shkuar në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej 21 pikësh në favor të Vllaznisë.
Vllaznia, denjësisht përballë Krajovës. Mundet 72-75

Vllaznia e ka humbur me rezultatin 72-75 ndeshjen ndaj ekipit rumun të Krajovës pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Pavarësisht humbjes, duhet thënë se ekipi shkodran ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë duke marrë edhe duartrokitjet e publikut të shumtë që kishte mbushur plot e përplos pallatin e sportit. Ndeshja ka patur shumë rivalitet e kjo është parë qartë në të katër periodat e saj.
Parketi i “Qazim Dervishit” rishfaq sërish probleme

Pas atyre të shfaqura ditë më parë, pallati I sportit “Qazim Dervishi” ka nisur të ketë sërish probleme me parketin e tij. Paraditen e djeshme është konstatuar fillimi I një çarje tjetër të tij, këtë herë në anën e kundërt me herën e parë. Përpos kësaj, edhe në vende të tjera duket se ka probleme serioze, madje në disa pjesë të parketit, duket qartë se topi nuk përplaset ashtu siç duhet duke krijuar probleme për sportistët dhe me shumë mundësi, kjo gjë nuk do lejohet nga delegatët e Ligës Ballkanike për zhvillimin normal të ndeshjes së ardhshme me ekipin rumun të Krajovës.
Vllaznia fiton në fund me vetëm një pikë ndaj Kamza Basket
Një fitore shumë të vështirë ka arritur sonte Vllaznia në Kamëz ndaj skuadrës vendase në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të kampionatit kombëtar të meshkujve. Në fund të takimit ka vendosur një trepikësh i Mirza Sarajlija dhe vetëm falë tij shkodranët kanë fituar 71-70. Ndeshja ka qenë shumë e ekuilibruar që nga fillimi e deri në fund. Perioda e parë e ndeshjes do fitohej nga Kamza me rezultatin 20-18. Vjen gjoba nga Liga Ballkanike. 3 mijë për skandalin e tabelës

Ekipi I Vllaznisë në basketboll për meshkuj është gjobitur me 3 mijë euro nga drejtuesit e Ligës Ballkanike në lidhje me atë çfarë ndodhi mbrëmjen e së martës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, që çoi edhe në dështimin e ndeshjes Vllaznia- Mornar. Mosfunksionimi I tabeles elektronike çoi në humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 20-0 por penalitetet për ekipin shkodran nuk do të ndaleshin me kaq.
Post- skandali. Në Bashki duan përgjegjësit

Ajo çfarë ndodhi mbrëmjen e së martës natyrisht që ka lënë një shije të keqe tek të gjithë në Shkodër. tifozët, ata që kishin qenë të pranishëm në pallatin e sportit apo të tjerë që e kanë mësuar më pas, kanë ndjerë keqardhje për atë se “po bëhemi gazi i botës”. Dështimi i ndeshjes së Ligës Ballkanike për shkak të defektit në tabelën elektronike dhe atë të 24 sekondëshit, sigurisht që ka zhgënjyer edhe vetë përfaqësuesit e klubit Vllaznia, të shoqatës së basketbollit Vllaznia dhe po ashtu edhe të Bashkisë Shkodër.
Sot ndeshja e Ligës Ballkanike Vllaznia- Mornar i Tivarit

Më në fund ka ardhur momenti që të zhvillohet ndeshja e shumëpritur e Ligës Ballkanike në mes Vllaznisë dhe ekipit Mornar të Tivarit. Ajo do të zhvillohet në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe pritet që të ndiqet nga një numër i madh sportdasësish shkodranë, madje problemi i madh gjatë këtyre ditëve për drejtuesit e shoqatës së basketbollit dhe ata të klubit shumësportësh Vllaznia, ka qenë kapaciteti i vogël i pallatit të sportit. Sa i takon sfidës në fushë, kuptohet që ajo nuk ka favoritë.
E rëndë: Tabela elektronike dështon Vllaznia- Mornar

Një skandal I vërtetë ka ndodhur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës. Ndeshja e shumëpritur e Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Mornar të Tivarit, nuk është zhvilluar. Arsyeja ka qenë se tabela e re elekronike e blerë nga klubi shkodran ditët e fundit, nuk ka funksionuar ashtu siç duhet dhe për këtë arsye, takimi nuk ka nisur fare.



















