Vllaznia për femra humbet 67- 75 ndaj Skënderbeut në Korçë

0

Vllaznia në basketboll për femra është mundur sot në Korçë nga Skënderbeu vendas. Rezultati i fiksuar në fund të katër periodave ka qenë 75-67 për vendasit të cilët i janë gëzuar fitores kësisoj. Vajzat korçare e kanë nisur më mirë ndeshjen megjithatë në periodën e parë kanë hasur në një rezistencë shumë të mirë të mikeve nga Shkodra dhe për rrjedhojë ky 10 minutësh do të mbyllej me rezultatin e ngushtë 19-18.

Vllaznia mund Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 87-61

0

Skuadra shkodrane në basketboll për meshkuj ka arritur sonte edhe fitoren e dytë në kampionat. Ajo ka luajtur në Vlorë ndeshjen e rradhës ndaj Flamurtarit vendas dhe ka fituar me rezultatin 87-61. Ka qenë një fitore e cila nuk ka qenë shumë e vështirë për t'u arritur. Basketbollistë e Vllaznisë e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund duke e mbyllur atë me 26 pikë diferencë.

Riparohet parketi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi”

0

Parketi i pallatit të sportit “Qazim Dervishi” është riparuar në pjesët ku ai ka shfaqur probleme. Kompania e cila ka realizuar punimet e këtij pallati, ka bërë disa ndrhyrje në pjesët e dëmtuara të parketit duke bërë që ai t'i rikthehet sipas tyre gjëndjes së mëparshme. Pas shumë akuzave e sigurisht kundërakuzave e diskutimesh mës palëve qoftë të kompanisë por dhe drejtuesve të pallatit të sportit, se prishja është bërë me qëllim apo është shkatkuar nga lagështira, është gjetur një zgjidhje e ndërmjetme.

Presidenti Dibra saktëson: Gjeçaj do jetë trajner i Vllaznisë

0

Bledar Gjeçaj do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Pavarësisht se mbrëmjen e së premtes ai ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga kjo detyrë, ditën e sotme gjërat kanë ndryshuar. Edhe për atë se vetë Gjeçaj ka qenë më i qetë. Mësohet se pasditen e djeshme është zhvilluar një analizë e këtij ekipi me shefin e klubit Mark Kroqi dhe ky i fundit i ka vënë kusht trajnerit fitoren me ekipin Mornar të Tivarit në ndeshjen e ardhshme të Ligës Ballkanike.

Vllaznia për femra e nis keq kampionatin. Humb 59-85 me Apoloninë

0

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për femra e ka nisur keq kampionatin e ri. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme përballë Apolonisë, ajo është mundur me 26 pikë diferencë. Ka qenë një lojë e dominuar totalisht nga fierakët, në rradhët e të cilave luanin edhe dy shkodranet, Enxhi Xhanaj dhe Paradisa Memçaj.

Shkarkohet Bledar Gjeçaj nga pankina e Vllaznisë?

0

Një lajm disi i çuditshëm ka qarkulluar mbrëmjen e sotme në opinionin sportiv shkodran. Trajneri i ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë Bledar Gjeçaj është larguar nga kjo detyrë. Nuk dihet se cilët kanë qenë shkaqet e vërteta megjithatë burime pranë tij thonë se ai është larguar për shkaqe familjare. Në fakt nuk ka sesi të jetë e vërtetë kjo. Gjeçaj ka drejtuar mbrëmë skuadrën në ndeshjen e parë të kampionatit duke fituar ndaj Apolonisë dhe është dukur shumë i motivuar në punën e tij duke e patur kryesisht mendjen tek ndeshja e ardhshme e Ligës Ballkanike me Mornar të Tivarit.

Vllaznia për meshkuj e nis me fitore kampionatin

0

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Në ndeshjen e parë, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" përballë tij ka qenë ekipi i Apolonisë dhe në fund të takimit është fiksuar rezultati 81-57 në favor të kuqebluve. Ata nuk e kanë patur të vështirë ta fitojnë këtë takim. Kanë fituar periodën e parë 23-15 dhe të dytën 22-8 duke bërë që ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes me 22 pikë diferencë.

Vllaznia niset drejt Kosovës. Nesër kundër Sigal Prishtinës

0

Ekipi I basketbollit të meshkujve të Vllaznisë është nisur paraditen e së hënës për në Kosovë ku nesër pasdite do të zhvillojë ndeshjen e parë të Ligës Ballkanike me ekipin Sigal Prishtina. Ky I fundit konsiderohet një nga më të mirët e kësaj Lige dhe pretendent për ta fituar atë dhe kjo padyshim e bën shumë të vështirë marrjen e një rezultati pozitiv për shkodranët.

Vllaznia fiton edhe miqësoren e gjashtë. Mund “Bashkimin” 75-74

0

Basketbollistët e Vllaznisë kanë arritur një tjetër fitore në ndeshjet miqësore. Këtë herë ndaj Bashkimit të Prizrenit. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 75-74 në favor të kuqebluve të cilët ndonëse nuk kanë zhvilluar ndeshjen e tyre më të mirë, sërish ia kanë dalë të fitojnë. Dy periodat e para janë mbyllur në barazim 34-34 kur loja në fakt ka qenë e kontrolluar nga vendasit por disa gabime në minutën e fundit të periodës së dytë, bënë që ekipet të shkojnë në barazim në pushimin e ndeshjes. Në dy periodat e tjera është sërish Vllaznia që udhëheq dhe në fund ka fituar me vetëm një pikë, 75-74.

Vllaznia mund sërish Ulqin në miqësore. Këtë herë 91-90

0

Skuadra shkodrane në basketboll për meshkuj vazhdon serinë e miqësoreve dhe njëkohësisht edhe të fitoreve në përgatitjet e saj për pjesmarrjen në Ligën Ballkanike. Ajo mbrëmë ka qenë sërish mysafire në Ulqin ku është ndeshur me skuadrën vendase dhe në fund ka fiksuar fitoren me rezultatin e ngushtë 91-90. Duhet thënë se kjo është fitorja e pestë që kjo skuadër arrin në po kaq ndeshje miqësore të luajtura.