Vllaznia e rekordeve. Trajneri Gjeçaj: Thyem tabutë

0

Vllaznia është skuadra që këtë sezon në të gjitha ndeshjet e luajtura, ka koleksionuar fitore duke mundur jashtë e brenda fushe rivalët e Kamza Basket. Emocione ka përjetuar edhe trajneri i Vllaznisë, Bledar Gjeçaj, i cili rrëfen këtë fitore të suksesshme.

Vllaznia mund sërish Kamzën. 10 ndeshje- 10 fitore. REKORD!

0

Atë që nuk po ua dhuron futbolli shkodranëve, po ua dhuron basketbolli. Mjafton të ishe present mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për ta vërtetuar këtë gjë. Mbi 1 mijë tifozë të pranishëm në ndeshjen Vllaznia- Kamza Basket. Madje numri I tyre mund të kishte qenë edhe më I madh nëse do kishte vende të tjera. Shumë vetë kanë qëndruar në këmbë dhe të tjerë në pamundësi për të gjetur një vend, janë larguar. Ndeshja në fakt ka qenë shumë e bukur. E denjë për një kryesfidë. Shkodranët e kanë filluar në sulm që në fillim dhe janë ata që udhëheqin që nga sekonda e parë.

Vllaznia- Kamza Basket, supersfida të shtunën në orën 18.00

0

Pasditja e së shtunës do të dhurojë një sfidë shumë interesante për kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj. Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të ndeshen dy ekipet më të mira të vendit, Vllaznia dhe kamza Basket. Objektivi I ekipit shkodran padyshim do jetë fitorja e cila nëse do arrihej do ishte e 10-ta rradhazi për të, dhe njëkohësisht do përforconte pozitat e tij në krye të renditjes. Këtë gjë e ka thënë edhe vetë trajneri I tij Bledar Gjeçaj në një prononcim për gazetën www.shkodrasport.com një ditë para ndeshjes.

Vllaznia për meshkuj mund edhe UAT-në. 9 ndeshje- 9 fitore

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj vazhdon të jetë e pandalshme në kampionat. Pasditen e së premtes ajo ka luajtur në Tiranë ndaj ekipit të Universitetit Amerikan të Tiranës dhe e ka mundur me rezultatin 74 me 50. Në këtë mënyrë, ky ekip ka vazhduar serinë e fitoreve duke qenë kësisoj sërish në vendin e parë në renditje. Ndeshja në fakt ka nisur e barabartë teksa perioda e parë është fituar nga ekipi I studentëve me rezultatin 21 me 20 por vetëm kaq. Në të dytën është Vllaznia që fiton 20 me 16 dhe kësisoj dy skuadrat kanë shkuar në pushimin e ndeshjes me një epërsi prej tre pikësh të shkodranëve.

Vllaznia mund edhe Tiranën. 8 ndeshje- 8 fitore në kampionat

0

Ecuri e shkëlqyer e Vllaznisë në kampionatin e sivjetëm të meshkujve. Ajo ka arritur pasditen e sotme edhe fitoren e tetë rradhazi në po aq ndeshje të luajtura. Sonte ka qenë rradha e Tiranës për t'u mundur për të dytën herë këtë kampionat dhe në fund të takimit është fiksuar rezultati 85-67. Ndeshja ka nisur në një atmosferë të shkëlqyer në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" teksa të pranishëm kanë qenë një numër i madh tifozësh e në veçanti ka rënë në sy grupimi "Vllaznit Ultras" që e ka mbështetur fuqimisht ekipin shkodran drejt arritjes së fitores.

Mbledhja e rradhës e kryesisë së FSHB-së, nesër në Shkodër

0

Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur që mbledhja e rradhës e kryesisë së saj këtë herë të zhvillohet në Shkodër. Ajo do të jetë pikërisht pasditen e nesërme dhe ndonëse nuk merret vesh rendi i plotë i ditës, një nga pikat e tij sigurisht që do të jetë caktimi i qyteteve ku do të zhvillohet turi final i ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Siç kemi bërë të ditur, Shkodra pretendon të organizojë ndeshjet e meshkujve dhe kjo kërkesë pritet që të miratohet në mbledhjen e nesërme të kryesisë.

Kupa e Republikës: Vllaznia- Partizani nesër në “Qazim Dervishi”

0

Ditën e shtunë do të nisin ndeshjet e Kupës së Republikës në basketboll për meshkuj. Aktualisht në garë për të fituar këtë trofe janë tetë skuadra të cilat kanë dhuruar katër çifte. Sipas asaj që ka vendosur Federata Shqiptare e Basketbollit, ballafaqimet e këtyre çifteve  do jenë vetëm me një ndeshje. Vllaznia në këtë tur do të ndeshet me ekipin e Partizanit dhe ndeshja do të luhet në Shkodër. Kështu, në orën 18.00 të ditës së shtunë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të zbresin në fushë do të zbresin këto dy ekipe, të cilët do luftojnë me njëri- tjetrin për të nxjerrë njërin nga katër ekipet gjysmëfinaliste të Kupës.

Vllaznia për femra fiton 3-2 në Tiranë ndaj Studentit

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra ka arritur një fitore me shumë vlera paraditen e sotme në ndeshjen që ka zhvilluar në kryeqytet ndaj Studentit. Ndeshja ka qenë e fortë dhe ka shkuar me set final teksa në fund kanë qenë vajzat shkodrane ata që kanë triumfuar. Seti i parë i ndeshjes është fituar nga Studenti në shifrat 25-21 ndërkohë që në të dytin Vllaznia ka barazuar shifrat teksa ka fituar 25-15. Rivalitet i madh në dy setet e tjera, teksa në të tretin fitojnë vendasit 25-23 duke kaluar në avantazh me sete por Vllaznia sërish i ka barazuar shifrat teksa ka marrë të katërtin po me të njëjtin rezultat, 25-23.

Vllaznia mund Apoloninë 103-75 dhe ruan vendin e parë në renditje

0

Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj e ka fituar edhe ndeshjen e rradhës, atë të luajtur pasditen e sotme ndaj Apolonisë. Fitorja madje ka qenë shumë e thellë, 103-75. Takimi është luajtur në orën 18.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, çka tregon se ky ekip tashmë i ka gjetur tifozët e tij. Ndonëse përballë kishte një ekip interesan si Apolonia, shkodranët kanë arritur të sigurojnë epërsinë që në periodën e parë të cilën e kanë fituar thellësisht 31-7. Kaq mjaftoi për të treguar se Vllaznia do ta fitonte këtë ndeshje.

Vllaznia për meshkuj fiton thellë në Elbasan. Mbetet e para

0

Vllaznia arrin një tjetër fitore, këtë herë në transfertën e Elbasanit. Skuadra vendase është mundur në shtëpi me shifrat 55-97, një humbje thuajse e pritshme në javën e 6-të. Ka qenë një ndeshje e dominuar kryesisht nga shkodranët, të cilët që në periodën e parë krijojnë një diferencë pikësh, pasi fitojnë 13-24. E dyta është më e ekuilibruar, miqtë fitojnë me vetëm dy pikë diferencë 20-22. Perioda e tretë dhe e katërt do të fliste tërësisht për miqtë, që fitojnë respektivisht 14-24 dhe 8-27. Ndonëse verdheblutë u munduan të rezistojnë, në fund nuk ia dolën dot të merrnin një fitore. Vllaznia rimerr kryesimin e Superligës.