Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra ka arritur një fitore me shumë vlera paraditen e sotme në ndeshjen që ka zhvilluar në kryeqytet ndaj Studentit. Ndeshja ka qenë e fortë dhe ka shkuar me set final teksa në fund kanë qenë vajzat shkodrane ata që kanë triumfuar. Seti i parë i ndeshjes është fituar nga Studenti në shifrat 25-21 ndërkohë që në të dytin Vllaznia ka barazuar shifrat teksa ka fituar 25-15. Rivalitet i madh në dy setet e tjera, teksa në të tretin fitojnë vendasit 25-23 duke kaluar në avantazh me sete por Vllaznia sërish i ka barazuar shifrat teksa ka marrë të katërtin po me të njëjtin rezultat, 25-23.

Në kushte të tilla, ndeshja ka shkuar në set final teksa këtu vajzat e trajneres Sadije Gogaj janë treguar më të sakta dhe kanë fituar 18-16 dhe krejt ndeshjen 3-2. Sipas informacioneve që marrim vesh, në rradhët e Vllaznisë ka rënë në sy sidomos lojtarja e qendrës, Peteza e cila ka qenë përcaktuese në shumë raste. Fitorja e sotme merr vlera për ekipin shkodran sepse i jep besim për të ardhmen për të kërkuar të tjera fitore në mënyrë që të rritet në klasifikim.
© shkodrasport.com