Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur që mbledhja e rradhës e kryesisë së saj këtë herë të zhvillohet në Shkodër. Ajo do të jetë pikërisht pasditen e nesërme dhe ndonëse nuk merret vesh rendi i plotë i ditës, një nga pikat e tij sigurisht që do të jetë caktimi i qyteteve ku do të zhvillohet turi final i ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Siç kemi bërë të ditur, Shkodra pretendon të organizojë ndeshjet e meshkujve dhe kjo kërkesë pritet që të miratohet në mbledhjen e nesërme të kryesisë.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, të gjitha anëtarët e kryesisë si dhe presidenti Ponari, do të jenë të pranishëm në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të ndjekur ndeshjen e rëndësishme të kampionatit, atë në mes Vllaznisë dhe Tiranës, dy prej ekipeve më të mira të kampionatit të sivjetëm.
© shkodrasport.com