Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj e ka fituar edhe ndeshjen e rradhës, atë të luajtur pasditen e sotme ndaj Apolonisë. Fitorja madje ka qenë shumë e thellë, 103-75. Takimi është luajtur në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, çka tregon se ky ekip tashmë i ka gjetur tifozët e tij. Ndonëse përballë kishte një ekip interesan si Apolonia, shkodranët kanë arritur të sigurojnë epërsinë që në periodën e parë të cilën e kanë fituar thellësisht 31-7. Kaq mjaftoi për të treguar se Vllaznia do ta fitonte këtë ndeshje.

Ajo ka fituar periodën e dytë 23-22, ka humbur të tretën 20-25 dhe ka fituar të katërtën 29-21 duke bërë që i gjithë takimi të fitohet me 28 pikë diferencë. Duhet theksuar se kjo është fitorja e shtatë në shtatë ndeshje të luajtura për këtë ekip që mban kësisoj vendin e parë në renditje me pikë të plota. Interesant është fakti se është larguar malazezi Krivokapiç dhe në rradhët e kësaj skuadre ka vetëm një basketbollit të huaj, malazezin Gjokoviç megjithatë kjo skuadër edhe me shkodranë po tregon se di të fitojë.
© shkodrasport.com