Vllaznia për meshkuj kalon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

0

Eipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur të kalojë pa shumë mundime në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja ndaj Elbasanit në fakt ka qenë e paralajmëruar për t'u luajtur nesër por me kërkesë të ekipit elbasan, është zhvilluar mesditën e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Skuadra që do ta fitonte këtë ndeshje do të kalonte në turin tjetër sepse kualifikimi ishte përcaktuar vetëm me një ndeshje.

Edhe Vllaznia për femra humbet 69-71 në shtesë ndaj Skënderbeut

0

Pas meshkujve të basketbollit të Vllaznise, edhe femrat rezultojnë të pafata në kohën shtesë. Edhe ata kanë humbur në shtesë sot ndaj Skënderbeut. Ndeshja ka qenë e vlefshme për javën e tetë të kampionatit dhe është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është fituar nga vajzat korçare me rezultatin 71-69. Ndeshja në fakt ka nisur më mirë për Skënderbeun I cili ka fituar në periodën e parë me shifrat 18-15. U duk se ata do ta donimonin ndeshjen për më tepër që edhe periodën e dytë e kanë fituar ata me rezultatin 17-13.

Vllaznia për meshkuj humbet në shtesë edhe sot ndaj Apolonisë

0

Të pafat basketbollistët e Vllaznisë. Ashtu si dhe femrat që humbën paradite në shtesë ndaj Skënderbeut, edhe meshkujt e kanë pësuar në të njëjtën mënyrë në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme ndaj Apolonisë. Kjo ndeshje është luajtur në orën 18.00 në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit. Nga sa merret vesh, basketbollistët shkodranë kanë qenë gjithnjë në avantazh deri në sekondat e fundit të ndeshjet kur fierakët e drejtuar nga i mirënjohuri Gazmend Çaçi kanë arritur të barazojnë shifrat në 66-66.

Vllaznia mundet me gjyqtarë nga Kamza Basket me një pikë, 92-93

0
Ndeshja dramatike ka qenë ajo që sapo përfundoi në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Kamza Basket në basketboll...

Vllaznia për femra mundet 78-85 nga Apolonia në Shkodër

0

Vllaznia nuk ka mundur që të arrijë një fitore përballë skuadrës së Apolonisë, pavarësusht se ka rivalizuar një nga skuadrat më të mira ët vendit deri në minutën e fundit të takimi. Vajzat fierake kanë fituar me shifrat e përgjithshme 78-85. Megjithatë ajo që vlen për t’u evidetuar ëshët se takimi në të katër periodat, ka patur një rivaltet. Në periodën e parë dhe të dytë miket nga Fieri janë më dominuese në lojës e tyre dhe falë ekperiencës arrijënë që të shkëputen pas 20 minutave të parë me 13 pikë nga ekipi shkodran.

Vjen humbja e parë për Vllazninë . E mund Klubi Tirana

0

Vllaznia në basketboll për meshkuj, ka pësuar humbjen e parë në kampionat. Ka ndodhur mbrëmjen e sotme teksa ajo nuk ka mundur të fitojë në kryeqytet ndaj ekipit Klubi Tirana të drejtuar nga trajneri Bujar Shehu. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 68-51 për tiranasit. Ata në fakt e kanë nisur më mirë ndeshjen dhe për rrjedhojë kjo është parë që në rezultatin e fiksuar në fund të periodës së parë, 18-11 për ta. Vllaznia nuk ka reaguar ashtu siç duhet dhe ndonëse në periodën e dytë ka arritur të fitojë 14-12, kjo nuk e ka ndryshuar rezultatin e përgjithshëm.

Vllaznia për femra mundet 65-90 nga Kamza Basket për javën e 6-të

0

Ndryshe nga ekipi I meshkujve që ende nuk njeh humbje në kampionat, ai I femrave të basketbollit të Vllaznisë, nuk e ka këtë ecuri. Ky ekip që drejtohet nga trajneri Rajmond Rasha, ka arritur në gjashtë ndeshje kampionati të zhvilluara deri tani, të fitojë tre takime dhe po ashtu ka pësuar po kaq humbje. Me humbje ai e ka mbyllur edhe takimin e fundit, të luajtur mbrëmjen e së mërkurës në Kamëz me ekipin Kamza Basket, të cilin e ka humbur në shifrat 65-90. Ndeshja ka qenë tërësisht e kontrolluar nga vendaset te cilat e kane nisur takimin duke kontrolluar lojen dhe rezultatin.

Vllaznia arrin fitoren e gjashtë rradhazi. Mund Studentin 80-56

0

Ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë vazhdon serinë e fitoreve të tij. Ai ka mundur sot pasditen, në kuadrin e javës së gjashtë të kampionatit, ekipin e Studentit me rezultatin 80-56. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe është dominuar nga fillimi e deri në fund nga basketbollistët shkodranë. Ata kanë fituar periodën e parë në shifrat 23-12 dhe epërsia ka ardhur duke u thelluar teksa kanë fituar edhe tre të tjerat me rradhë, në shifrat 17-13, 21-19 dhe 19-12.

Basketbollistet e vllaznisë mundin Studentin. Shënojnë 101 pikë

0

Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Ajo është e treta në pesë ndeshje të zhvilluara duke treguar se sivjet ka pretendime ndryshe nga një sezon më parë. Sot, në ndeshjen e zhvilluar në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", ky ekip ka mundur Studentin me rezultatin e thellë 101-74. Siç shikohet, interesant është fakti se skuadra e trajnerit Rajmond Rasha ka arritur të shënojë plot 101 pikë në këtë ndeshje teksa fitoren nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim.

Historiku i Federatës Shqiptare të Basketbollit

0

Deri nga fundi i vitit 1945, në Shqipëri nuk kishte struktura apo persona të ngarkuar për t’u marrë drejtpërdrejt me problemet e basketbollit. Kjo gjë u bë e mundur vetëm kur u krijua Federata Sportive Shqiptare në shtator të vitit 1945, kur pranë saj u krijuan Komisione Teknike, që merreshin me hartimin e kalendarit sportiv dhe organizimin e veprimtarive kombëtare. Ato ishin të organizuara në tri seksione.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI