Ekipet e Vllaznisë arrijnë dy fitore, ndaj Elbasanit dhe UAT-së

Vllaznia për meshkuj fiton edhe në Korçë, 75-63 ndaj Skënderbeut

Vllaznia e nis si pretendente. Mund Flamurtarin në javën e parë

E ka nisur si pretendent kampionatin e ri ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Ai, në ndeshjen e javës së parë të kampionatit, ka mundur me rezultatin 82-59 ekipin e Flamurtarit të Vlorës. Ndeshja është zhvilluar pasditen e së dielës në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Vetëm perioda e parë e ndeshjes ka qenë e dominuar nga miqtë të cilët fituan atë 20-18 ndërsa në tre të tjerat, është Vllaznia ajo që udhëheq gjatë gjithë kohës.
Vllaznia për femra e nis me humbje kampionatin ndaj Flamurtarit

Ekipi i basketbollit të femrave të rritura të Vllaznisë, e ka nisur me humbje kampionatin e ri. Në ndeshjen e parë, atë që ka zhvilluar ditën e dielë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", ai ka patur përballë një nga ekipet më të mira të kampionatit, Flamurtarin e Vlorës. Për rrjedhojë, nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë përveçse të pranojë humbjen e këtij takimi në shifrat 70-94. Perioda e parë e ndeshjes ka patur rivalitet dhe është mbyllur me rezultatin 19-18 për miket, të cilat në periodën e dytë e kanë thelluar avantazhin teksa kanë fituar 20-11.
Kampionatet nisin të dielën. Dy sfida Vllaznia- Flamurtari

Kampionatet kombëtare të basketbollit më në fund do startojnë. Federata Shqiptare e Basketbollit ka hedhur shortin e këtyre kampionateve ditën e djeshme dhe tashmë mbetet vetëm të presim nisjen e tyre. Nga sa bëhet e ditue, do kemi një shtim të skuadrave në kampionatin e meshkujve teksa këtë sezon do kemi 12 skuadra pjesmarrëse. Në fakt u mendua që këto 12 skuadra të ndaheshin në dy grupe por nuk ka ndodhur kështu. Ato do luajnë në një grup të vetëm dhe do ndeshen me secilën nga dy herë. Ndërsa tek femrat numri është më i vogël- 8.
Vllaznia- Teuta, nesër në orën 14.00 miqësore në “Qazim Dervishi”

Miqësoret për ekipin e basketbollit të meshkujve të Vllaznisë vazhdojnë. Duke qenë se kampionati është shtyrë sërish, trajneri Bledar Gjeçaj ka kërkuar të zhvillojë sërish miqësore dhe për rrjedhojë një tjetër do zhvillohet nesër (e shtunë). Përballë kuqebluve do jetë ekipi i Teutës së Durrësit. Ky i fundit ka pranuar të vijë në Shkodër për të zhvilluar miqësore dhe ajo do zhvillohet në orën 14.00 në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Kjo do jetë miqësorja e tretë për Vllazninë e cila të parën e pat zhvilluar me ekipin e Ulqinit, një nga më të mirët e Malit të Zi, të dytin me Tiranën një javë më parë të cilin e fitoi.
Kampionatet e basketbollit shtyhen sërish. Nisin në nëntor

Basketbollistja Gridi Sokoli lë Vllazninë dhe kalon tek Tirana

Vllaznia fiton 80-66 miqësoren e sotme me ekipin e Tiranës

Ka përfunduar me fitoren e ekipit të Vllaznisë miqësorja e sotme luajtur kundër ekipit të Tiranës të drejtuar nga trajneri Bujar Shehu. Shifrat përfundimtare të këtij takimi ishin 80-66 për shkodranët. Ndeshje në fakt filloi më mirë për bardheblutë të cilët e çuan rezultatin deri në 14-3 në favorin e tyre duke përfituar edhe nga një nisje krejtësisht e përgjumur e basketbollistëve të Vllaznisë. Këta të fundit megjithatë e ndryshim shpejt lojën dhe në periodën e dytë morën frenat e lojës në dorë. Perioda e parë që u mbyll në shifrat 22-15 për Tiranën, u përmbys në të dytën me fitoren e Vllaznisë me 13 pikë, 27-14.
Vllaznia- Tirana nesër në orën 14.00 miqësore në “Qazim Derivishi”

Fakti që kampionatet kombëtare të basketbollit ende nuk kanë nisur, i ka detyruar ekipet pjesmarrëse në to të mundohen të zhvillojnë disa ndeshje miqësore për të mbushur këtë boshllëk të tejzgjatur. Për këtë arsye, Vllaznia nesër (e premte) në orën 14.00 do të presë për një miqësore ekipin e Tiranës. Kjo ndeshje do të zhvillohet në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Kjo miqësore do t'i shërbejë trajnerit Bledar Gjeçaj për të parë edhe njëherë formën e ekipit, një javë para nisjes së kampionatit. Ai ka mbetur përgjithësisht i kënaqur nga ajo çfarë ato paraqitën në miqësoren tjetër që ata zhvilluan me ekipin e Ulqinit pak ditë më parë.