Vllaznia, sot shpallet kampione për të 18-tën herë

Ekipi i Vllaznisë në boks pritet të shpallet sot në drekë kampion i vendit për të 18-tën herë në historinë e boksit shqiptar. Ecuria e kuqebluve të trajnerit Zef Gjoni në dy ditët e para eliminatore ka qenë shumë e mirë. Pas 5 fitoreve të arritura në ndeshjet e ditës së parë, dje në ditën e dytë kemi patur 4 fitore të tjera të tyre. Kështu në peshën 60 kg, Denis Zllatiçanin ka mundur Tolën e Teutës, në peshën 69 kg, Asmer Bilali ka fituar ndaj Albi Sorrës së Tiranës, në peshën 81 kg, Bekim Vjerdha ka mundur Vatën e Partizanit dhe në peshën 91 kg, Kristian Dema ka mundur Mancakun e klubit Enea.
Boks, ja shorti i ndeshjeve të ditës së parë
Vllaznia kërkon titullin e 18-të në boks
Sermi: Pjesmarrja në Kosovë ishte shumë e mirë

Rezultatet e larta dhe pjesëmarrja e kombëtares së Shqipërisë në boks në turneun Internacional që u zhvillua në Kosovë është komentuar nga trajneri Jozef Sermi. Menjëherë pas mbërritjes në Shkodër Sermi thotë se 4 boksierët shkodran që përfaqësuan Shqipërinë duke marrë medaljet e arit kanë treguar një nivel të lartë si dhe janë vlerësuar për paraqitjen e tyre.
Kristian Matija, boksieri më luftarak në Prishtinë
Boksieret shkodrane kane arritur suksesin e rradhes ne aktivitetin e zhvilluar mbreme ne pallatin e sportit te Prishtines. Te kater boksieret pjesmarres te ekipit te Vllaznise kane arritur t’i fitojne ndeshjet e tyre duke zene vendet e para. Keshtu ne peshen 64 kg Kristian Shytani ka fituar ndaj nje kundershtari bullgar, ne peshen 69 kg Kristian Matija ka rezultuar edhe ai me i miri
Kombëtarja e boksit pjesmarrëse në aktivitetin e Prishtinës

Botërori, humb edhe Demaj, bien shpresat për shqiptarët

Shpresat e fundit për të ecur më përpara në Kampionatin Botëror të boksit amator që është duke u zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit është shuar. Boksieri shkodran Kristian Demaj ka humbur ndaj hungarezit Jozef Darmos me pikë, 18-20.
Asmer Bilali humbet dhe eliminohet nga Botërori
Bokseri shkodran Asmer Bilali nuk ka mundur dot ta sfidojë bjellorusin Muhamed Nurudiznau në ndeshjen e parë të vlefshme për kampionatin botëror që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit. Ai ka humbur me pikë 16-7 duke bërë kështu që të eliminohet nga vazhdimi i mëtejshëm i garës në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.
Nesër rradha e Asmer Bilalit në ringun e Botërorit

Nisja mbarë e Botërorit të boksit për boksierët tanë pritet të pasohet me të tjera suksese të tyre. Fitorja e Kristian Demës në ndeshjen e parë ndaj australianit Samy Blyth, duhet të pasohet nesër nga një tjetër fitore e shkodranit Asmer Bilali, edhe ai pjesë e kombëtares sonë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm të këtij sporti.
Kombetarja e boksit neser per ne Boteror
