Zef Gjoni: Vllaznia e meritoi titullin kampion. Bushati, rritu edhe pak!

0

Akuzat e ish-nxënësit të tij, sportistit që e ka kaluar nëpër duart e tij, e kanë shqetësuar jo pak atë. Zef Gjoni I është gëzuar titullit të 17-të kampion të vendit në boks por natyrisht dje në mëngjes nuk është ndjerë mirë kur ka lexuar një deklaratë të Sead Bushati, zëvendëtsrajnerit të Tiranës qëdeklaronte se Vllaznia e vodhi titullin kampion. Prandaj dhe ka vendosur t’I përgjigjet. Jo direkt atij por për t’u thënë të gjithë se kush është Vllaznia dhe çfarë ka dhënë ajo për boksin shqiptar gjithë këto vite nën drejtimin e tij. Ja intervista e plotë e Zef Gjonit dhënë për gazetën tonë:

Kristian Demaj kujton me nostalgji suksesin e para një viti si kampion bote

0
Eshte mbushur nje vit qe boksieri shkodran Kristian Demaj arriti te shpallej kampion bote. Ai fitoi ndaj Robert Grguriç dhe mori gjerdanin e arte ne kategorinë UBO. Ky moment nuk mund te kalohej pa u rikujtuar nga ky kampion...

Boksierët e Vllaznisë i gjejnë fondet. Do marrin pjesë në kampionat

0

Frika e krijuar dy ditë më parë për mosmarrjen pjesë të ekipit të të rriturve të Vllaznisë në boks, në kampionatin kombëtar të të rriturve që do të zhvillohet në Vlorë, është shuar ditën e djeshme. Kanë qenë dy dashamirësit e mëdhenj të këtij sporti dhe njëkohësisht edhe presidentët e këtij ekipi, biznesmenët Flamur Hoxha dhe Gjergj Livadhi që të shqetësuar për situatën e krijuar, kanë akorduar menjëherë fondin e duhur për ekipin për këtë pjesmarrje. Ka qenë trajneri Zef Gjoni ai që e ka bërë të ditur një lajm të tillë duke gjetur rastin të falenderojë edhe njëherë tjetër këta dy miq të këtij sporti për kontributin financiar të akorduar. Në fakt ka qenë diçka absurde mosmarrja pjesë në kampionat e këtij ekipi, 18 herë kampion i vendit.

Memoriali IX “Vllaznia 2012”, mbërrijnë ekipet pjesmarrës

0

Gjatë ditës së sotme, kanë mbërritur në Shkodër të gjithë ekipet me sportistët që do boksojnë në Memorialin e nëntë ndërkombëtar të boksit "Vllaznia 2012". Në të, do marrin pjesë plot 15 shtete nga e mbarë bota dhe për më tepër, pjesmarrës do jenë kampionë olimpikë, kampionë bote, kampion Mesdheu dhe kampionë Afrike. Tashmë çdo gjë duket gati për nisjen e tij teksa në Shkodër gjatë ditës së sotme kanë mbërritur boksierët e të 15 shteteve pjesmarrëse nga e mbarë bota, që janë pritur në Rinas nga përfaqësues të klubit Vllaznia dhe janë sistemuar në hotelet e këtij qyteti, pikërisht tek "Colosseo", "Rozafa", "Argenti" dhe "Kaduku". Një pjesmarrje e tillë është shumë e veçantë sepse është aktiviteti më i madh sportiv që është zhvilluar ndonjëherë në Shkodër.

Shefi Mema: Memoriali “Vllaznia 2012” do zhvillohet. S’ka dyshime

0

Numri 1 i klubit shumësportësh Vllaznia, Gëzim Mema ka hedhur poshtë çdo dilemë që ka ekzistuar për zhvillimin apo jo të Memorialit "Vllaznia 2012" në boks. Në një prononcim të tij për gazetën online www.shkodrasport.com, ai ka theksuar se pret nga Bashkia Shkodër garancinë për përballimin e këtij aktiviteti nga ana financiare, ashtu siç ka bërë edhe vitet e tjera.Marsi po afron dhe bashkë me të edhe Memoriali ndërkombëtar i boksit “Vllaznia 2012”. Deri tani kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre plot 15 shtete, çka tregon se do kemi një pjesmarrje shumë të madhe, mes të cilëve edhe kampiona bote dhe kampionë olimpike. Prej shumë kohësh, dilema e madhe ka qenë mbulimi i anës financiare për zhvillimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm.

Kampionati, 5 fitore dhe 1 humbje ditën e parë për boksierët shkodranë

0

Me 5 fitore dhe një humbje e kanë nisur boksierët e rinj të Vllaznisë kampionatin kombëtar të kësaj grupmoshe që po zhvillohet që nga dita e djeshme në Shkodër. Dita e parë ka dhuruar sfida shumë interesante që janë shoqëruar me triumfin e boksierëve shkodranë në shumicën e dyluftimeve. Kështu Ersad Hysaj (49 kg) ka fituar me një boksier të Flamurtarit, Dritan Manaj (60 kg) ka humbur ndaj një boksieri të Teutës, Erald Muhja (64 kg) ka fituar me një boksier të Tomorit, Marjan Vashja (69 kg) ka fituar me një boksier të Apollonisë, Medi Zeneli ka fituar me një boksier të Teutës dhe Arnaldo Duka ka fitu me një boksier të Teutës.

Zef Gjoni: Bashkia na la sërish në baltë për Memorialin

0

Afrimi i Memorialit "Vllaznia 2012" sigurisht që ka shtuar emocionet tek organizatorët sepse edicioni i sivjetëm i tij, pritet të jetë më i madhi që është zhvilluar ndonjëherë. Më së shumti, këto emocione shihet tek trajneri i mirënjohur Zef Gjoni që është njëkohësisht edhe inisiatori kryesor i zhvillimit të këtij aktiteti shumë të rëndësishëm. Por nëse ai ka emocione për ndeshjet që do luhen, gjatë këtyre ditëve ka kaluar jo pak stres edhe sa i takon organizimit dhe kryesisht sigurimit të anës financiare. Në një prononcim të tij të sotëm për gazetën online shkodrasport.com, do të shprehej: "Çdo gjë sa i takon stërvitjes dhe bërjes gati të sportistëve është në rregull. Por vazhdojmë të kemi këto problemet e organizimit sepse ana financiare e mbulimit të këtij aktiviteti na ka lodhur jo pak. Bashkia Shkodër edhe njëherë tjetër në la në baltë sërish duke akorduar vetëm një fond të vogël ndërkohë që vetëm falë shokëve dhe miqve, shkodranëve që jetojnë në Tiranë apo qytete të tjera, kemi arritur të sigurojmë diçka dhe në këtë mënyrë turneu do bahet".

Nesër festë për Nelson Hysën. Debuton në boksin profesionist

0
Mbremja e neserme do te jete e veçante per boksierin shkodran Nelson Hysa. Ai do te ngjitet ne ring per te zhvilluar te paren ndeshje te tij ne boksin profesionist. Gjithçka do te ndodhe ne aktivitetin qe do te...

Zeneli e Kajoshi sot në ringun e Rumanisë për ndeshjet e dyta të Europianit

0
Kampionati Europian i boksit për 22 vjeçarët sot ka hyrë në ditët e tij të dytë. Ndryshe nga Zeneli e Kajoshi që i kanë fituar ndeshjet e tyre të para në Europian, boksieri tjetër i kombëtares shqiptare, shkodrani Albert Kapaj,...

LISTA E PLOTË/ Vllaznia nis sot garën për fitimin e titullit të 25-të kampion

0
Do te startoje sot ne Tirane kampionati kombetar i boksit per te rritur me pjesmarrjen e te gjithe ekipeve te vendit. Ndeshjet do te fillojne ne oren 17:00 dhe sipas kalendarit te dites se pare, jane 8 ndeshje per...