Kristian Demaj kujton me nostalgji suksesin e para një viti si kampion bote

0
Eshte mbushur nje vit qe boksieri shkodran Kristian Demaj arriti te shpallej kampion bote. Ai fitoi ndaj Robert Grguriç dhe mori gjerdanin e arte ne kategorinë UBO. Ky moment nuk mund te kalohej pa u rikujtuar nga ky kampion...

Tre boksierë të kombëtares shqiptare në finalet e “Gongut të Artë”

0

Nga gjashtë boksierët e kombëtare shqiptare që po marrin pjesë në turneun ndërkombëtar "Gongu i Artë" që ka nisur sot në Shkup të Maqedonisë, tre prej tyre kanë arritur të fitojnë në takimet gjysmëfinale dhe kanë fituar të drejtën për t'u ndeshur në finalet e ditës së nesërme. Ata që kanë triumfuar sot në ringun e kryeqytetit maqedonas kanë qenë Taulant Zajmi, Denis Nurja dhe Arjon Kajoshi. Të tre këta boksierë kanë zhvilluar ndeshje të bukura dhe i kanë merituar fitoret. Zajmi në ndeshjen e peshës 60 kg ka fituar ndaj një boksieri rumun pas tre raundesh të shoqëruara nga një luftë e fortë sportive por në fund gjyqtaria i ka dhënë fitoren boksierit tonë. Me fitore e ka mbyllur takimin edhe Denis Nurja në peshën 69 kg ndaj Arjan Gashit të Kosovës.

Premtimi i kampiones Selaj: Do luftoj për kushte më të mira për të gjithë...

0
Nënkampione Europe në boks dhe krenaria e qytetit të Shkodrës. Ajo është Elsidita Selaj, vajza e cila ka thyer çdo tabu duke guxuar të merrej me një sport i cili deri vonë cilësohej si sport mashkullor. Me talentin dhe me...

VIDEO/ Trajneri Gjoni thirrje gjithë boksierëve shqiptarë në botë: Ejani përfaqësoni kombëtaren kuqezi!

0
E ka bere nje thirrje te tille edhe nje muaj me perpara dhe deri me tani kane qene 2-3 boksiere qe i jape pergjigjur pozitivisht fteses se tij. Trajneri i kombetares shqiptare te boksit Zef Gjoni e ka perseritur...

Vila: Objektivi i Vllaznisë dihet, synojmë titullin e 21-të

0

Pasditen e së mërkurës në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" do të nisë kampionati i 26-të kombëtar i boksit për të rritur. Një aktivitet që pritet me interes në Shkodër sepse Vllaznia synon të fitojë titullin e 21-të kampion të vendit. Një nga trajnerët e këtij ekipi, Lazarin Vila një prononcim për "SHKODRA SPORT" shpreh bindjen e plotë se ky objektiv do të realizohet.

Vllaznia: Duam edhe Kupën e Shqipërisë

0

Për dy ditë me rradhë në Tiranë këtë fundjavë do të zhvillohen finalet e Kupës së Shqipërisë në boks. Në të do të marrin pjesë boksierët më të mirë të vendit si dhe disa nga boksierët më të mirë të Kosovës. Edhe në këtë aktivitet pritet të jetë një rivalitet i fortë midis disa ekipeve dhe kryesisht mes Vllaznisë dhe Tiranës. Këto dy skuadra ishin rivalet kryesore në kampionatin e fundit që u fitua nga shkodranët dhe në përfundim të tij, pjestarë të ekipit tiranas, patën bërë jo pak zhurmë se gjoja fitorja e Vllaznisë ka qenë e pamerituar.

EKSKLUZIVE/ Promotori Briget flet për ‘Shkodra Sport’: Me Nelson Hysën synojmë një nga titujt...

0
I ka bashkuar ndoshta rastesia dhe fati por sebashku kane projekte shume te rendesishem per te realizuar. E kemi fjalen per boksierin shkodran Nelson Hysa dhe ate qe tani e tutje do te jete promotori i tij, Briget. Ky i...

Kampionati kombëtar i boksit do të zhvillohet në Shkodër gjatë shtatorit

0

Lajme të mira për amatorët e sportit të boksit. Kampionati kombëtar I të rriturve për vitin 2017 do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës. Kështu ka vendosur Federata përkatëse. Ky kampionat do të zhvillohet në javën e fundit të muajit shtator dhe në të do të marrin pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë.

Bilali, Demaj, Kalemi e Bermeta, 4 shqiptarë në finalet e Memorialit

0

Sot janë zhvilluar ndeshjet e ditës së dytë të Memorialit të nëntë ndërkombëtare të boksit "Vllaznia 2012". I pari në ring ditën edjeshme, ka qenë Elsid Kalemi në peshën 56 kg. Ai ka bërë një ndeshje shumë të mirë duke e dominuar ndeshjen ndaj ekuadorianit Quipo. Kjo fitore ngjallte shpresat e mëdha për të tjerë suksese të sportistëve tanë.Në peshën 64 kg, boksieri shkodran Kristian Shytani ka reaguar mjaft mirë ndaj italianit Mangiacapre që është nënkampion bote, duke rivalizuar deri në fund dhe boksieri italian ka fituar vetëm me pikë ndaj të riut shkodran. Edhe sfidat e tjera kanë patur brenda shumë rivalitet ndërkohë që interesi i madh i sportdashësve shkodranë ka qenë tek përballja e Asmer Bilalit me ekuadorianin Anderson Rojas.

Memoriali i Shkodrës, 10 shtete konfirmorjen pjesmarrjen në të

0

Një muaj para nisjes së Memorialit të 10-të Ndërkombëtar të Boksit që do të zhvillohet si zakonisht në Shkodër në fillim të muajit prill, janë të shumta shtetet që kanë shprehur dëshirën e tyre për të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm. Grupi I punës që ka filluar të merret me këtë organizim, bën të ditur për televizionin Rozafa se deri ditën e sotme, kanë konfirmuar pjesmarrjen e tyre në këtë Memorial plot 10 shtete. Bëhet fjalë për Australinë, Rusinë, Italinë, Bullgarinë, Guinenë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Uzbekistanin dhe Skocinë.