Replikon Gjoni ndaj Hoxhës: S’ merrem me “pionerë të Enverit”

0

Zef Gjoni, nuk ka pranuar asnjë prej akuzave të bëra nga arbitri Qemal Hoxha. Në një intervistë për gazeten, Gjoni i quajti ato të pavërteta.Ai eshte ndalur nje e nga nje tek te gjitha akuzat qe gjyqtari i boksit ka bere nje dite me pare ne "Panorama Sport" dhe i ka dhene pergjigjet e duhura. Madje, trajneri i Vllaznise ka kaluar ne kundersulm duke e akuzuar rende Hoxhen edhe si te paafte ne profesionin e tij. Ja intervista e plote:

Zef Gjoni: Boksieri bullgar kishte ardhur për parà në Shkodër, përgjegjësi është e trajnerit...

0
Ngjarja e rëndë e 21 shtatorit, ku një boksier bullgar, Boris Stanchov, me dokumente false të kushëririt të tij, humbi jetën në ring, mori një vëmendje të madhe, teksa ndodhi në Pallatin e Sportit të Shkodrës. Është trajneri i Vllaznisë...

Trajneri Gjoni u ankua për mungesë fondesh për kampionatin, reagon kryebashkiaku Beci

0
Zgjidhet problemi i pjesmarrjes së ekipit të boksit të Vllaznisë në kampionatin kombëtar dhe objektivat e tij mbesin sërish të njëjtat: Fitimi i titullit të 25-të kampion. E gjitha kjo ka ardhur pas ndërhyrjes së kryebashkiakut Benet Beci. Ai...

Medalisti i argjendtë Zeneli mbërrin në Rinas. Asnjë drejtues nuk del për ta pritur

0
Në Lojërat Mesdhetare që u zhvilluan në Tarragona të Spanjës, boksieri vlonjat Krenar Zeneli ka marrë medaljen e argjendtë, duke qenë i dyti sportist që i jepte vendit tonë medalje pas Luiza Gegës. Njëkohësisht vendi i dytë i tij...

U raportua si viktima e pestë e Covid-19, mjeku shpjegon situatën e trajnerit të...

0
Shqipëria ditën e sotme është zgjuar me dy lajme negative në luftën me koronavirusin. Një 43-vjeçar nga Kavaja humbi jetën e më pas u raportua për një 61-vjeçar, i cili do të ishte pacienti i pestë i mundur nga...

Jetmir Kuçi ndeshje profesionistësh më 27 janar në Hollandë

0

Boksieri shkodran Jetmir Kuçi do të zhvillojë ndeshjen e parë për këtë vit në ringun profesionist  pikërisht më 27 janar në Heerelen të Holandës ku përballë do të ketë të pamposhturin, vendasin Gevorg Khatchikian.Boksieri holandez deri më tani ka zhvilluar 17 ndeshje profesioniste ku ka shënuar të gjitha fitore (6 KO). Bilanci i tij 100% nuk e ka frikësuar aspak boksierin tonë i cili ka pranuar të boksojë kundër tij duke udhëtuar në Holandë për fitore.

Pas Shytanit, një tjetër Kristian lë Vllazninë dhe Shkodrën

0

Pak kohë më parë kemi shkruar në lidhje me largimin e boksierit shkodran Kristian Shytani drejt Amerikës duke braktisur edhe ekipin e boksit të Vllaznisë pikerisht pak kohë perpara kampionatit kombëtar. Por Shytani nuk është i vetmi largim. Përveç tij, një tjetër Kristian braktis këtë ekip por edhe Shkodrën dhe Shqiperise. Bëhet fjalë për Kristian Demën. Shumëherë kampioni I vendit ka vendosur që të shtegtojë sërish drejt Gjermanisë, vendit ku ka kaluar shumë vite në fëmijërinë e tij.

Gjysmëfinalet, 4 boksierë të Vllaznisë humbasin, 4 të tjerë në finale

0

Gjysmëfinalet e kampionatit kombëtar të 18 vjeçarëve që po zhvillohet në Shkodër, nuk kanë shkuar krejt ashtu siç pritej për boksierët e Vllaznisë. Ky ekip kishte nxjerrë plot 8 boksierë në gjysmëfinale, më shumë se çdo ekip tjetër, por katër prej këtyre boksierëve janë mundur. Kështu, në peshën 49 kg Klodian Shpendi është mundur nga Ervin Dervishllari i Apolonisë. Në peshën 60 kg, Rexhildo Zeneli i Vllaznisë ka fituar ndaj Ervin Mzhikës së Eneas me rezultatin 8-5. Në peshën 64 kg Erald Mukja i Vllaznisë ka fituar ndaj Albion Myftarit të Dardanisë me nokaut. Në peshën 69 kg Gjon Nika i Vllaznisë ka fituar 11-10 ndaj Xhulio Mones së Apolonisë. Me fitore e ka mbyllur ndeshjen e tij në peshën 81 kg edhe Syrja Marinaj ndaj Muharrem Cimilit të Apolonisë me rezultatin 12-9.

Pesë boksierë në finalet e “Gongut të Artë”. Tre janë të Vllaznisë

0

Nga gjashtë boksierët me të cilët Shqipëria po përfaqësohet në edicionin e rradhës të "Gongut të Artë" që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë, pesë prej tyre kanë siguruar të drejtën për të qenë në finalet e ditës së nesërme. Dhe ajo çfarë është më interesantja, tre prej tyre janë pjestarë të ekipit të Vllaznisë të cilët e fituan këtë të drejtë pas takimeve të fituar ditën e sotme në gjysmëfinale.

Kombëtarja e boksit nga sot ka nisur grumbullimin në Velipojë

0

Ndonëse duhet edhe një muaj për nisjen e Memorialit të 10-të Ndërkombëtar të boksit që zhvillohet në Shkodër, ekipi kombëtar shqiptar ka kohë që ka nisur përgatitjet për të. Megjithatë gradualisht ai po hyn në fazën më intensive të përgatitjeve. Për këtë arsye, duke filluar nga dita e sotme, kombëtarja shqiptare nën drejtimin e trajnerit Zef Gjoni ka nisur grumbullimin e parë. Ai do jetë njëjavor dhe po zhvillohet në Velipojë. Pjesë e ekipit për momentin janë boksierët Rexhildo Zeneli, Kristian Shytani, Xhulio Vrenozi, Bekim Vjerdha, Emanuel Kaçaj dhe Nelson Hysa.