
Ka startuar dje pasdite në Shkodër Memoriali ndërkombëtar i boksit "Vllaznia 2012". Aktiviteti më i rëndësishëm i këtij sporti, nga viti në vit njeh arritje të tjera teksa shtohet numri i ekipeve pjesmarrëse, shtohet cilësia e boksierëve pjesmarrës dhe prania në edicionin e sivjetëm e boksierëve që janë kampion olimpik, kampion bote, kampion Europe dhe kampion Afrike, ia ka rritur edhe interesin me të cilin ai shihet nga pjesmarrësit. Në momentet e fundit, nuk kanë mundur të sigurojnë biletat e ardhjes në Shqipëri, tre ekipe afrikani pikërisht Nigeria, Gambia dhe Sri Lanka, e për rrjedhojë numri i ekipeve pjesmarrëse në Memorialin "Vllaznia 2012" tashmë është 11. Aktiviteti ka nisur me rreshtimin e ekipeve pjesmarrëse, të cilat i ka përshëndetur në emër të organizatorëve pikërisht shefi i klubit Vllaznia Gëzim Mema.